• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta ju drejtohet shqiptarëve me mesazhin prekës: As Dritën e Ngjalljes nuk do mundemi dot ta marrim sot

19:48 : 18/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presindenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkës ku ka shprehur dëshirën për tejkalimin sa më parë të situatës në të cilën ndodhet vendi.

Përmes një mesazhi të gjetë Meta përmend kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, ndërsa shpreh falenderimet e tij për bluzat e bardha, duke pohuar se këtë ngjarje të madhe siç është Pashka të përdorim më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe, me fjalë e vepra të thjeshta dashurie.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë shqiptarë!
Të dashur besimtarë ortodoksë!

Pashkë të mbara e të bardha për të gjithë! Gëzuar për shumë vjet, shëndet të plotë, mirësi e begati në çdo familje!

Lexo edhe:

E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

Kryepiskopi Anastas Janullatos jep mesazhin e tij për Pashkët

Sivjet, një armik i padukshëm, që po kushtëzon mendimet dhe sjelljet tona të përditshme, na detyron mos ta kremtojmë siç do donim këtë Festë të Madhe e të Shenjtë. As Dritën e Ngjalljes nuk do mundemi dot ta marrim sot në Kishë dhe ta kalojmë nga dora në dorë, për ta çuar në shtëpitë tona.

Por Krishti i Ngjallur na mëson: MOS KINI FRIKË! Nxënësit e Tij të vërtetë, duhet të bëhen “dritë e botës”. Kështu le të shndrisë drita juaj përpara njerëzve, që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj në qiej.

Me kurajën dhe shpresën që na fal Krishti i Ngjallur dhe me Ngjalljen brenda nesh, le ta përjetojmë këtë Ditë të Bekuar dhe mesazhin e saj në thellësitë e zemrës dhe shpirtit tonë, dhe ta përhapim atë jo vetëm brenda familjeve tona, por edhe tek të afërmit e miqtë tanë që ndodhen fizikisht larg nesh, tek të moshuarit, të sëmurët, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë.

Le të falim sot më shumë solidaritet mbarëkombëtar dhe paqe, me fjalë e vepra të thjeshta dashurie, le të ndajmë sot të mirat dhe gëzimet tona, për të ndriçuar honet e errëta të ndasive, zbrazëtisë së brendshme, vetmisë dhe varfërisë, veçanërisht të atyre që vuajnë nga mjerimi, dhimbjet dhe braktisja.

Le të shpërndajmë sot Dritën e Ngjalljes tek të gjithë, për të mbështetur njëri-tjetrin në betejën e përgjithshme për t’u çliruar nga frika dhe pandemia dhe për t’u bashkuar me njëri-tjetrin në një përpjekje të re në të mirë të lirisë së shpirtit, drejtësisë, të vërtetës, begatisë, mirëkuptimit, pajtimit, vëllazërimit dhe dinjitetit tonë njerëzor.

Le të lutemi sot edhe për heronjtë e ditëve tona, mjekët dhe infermierët, e për këdo që është në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit dhe të sigurisë të çdo qytetari. Por edhe për priftërinjtë e klerikët që në krye të misionit të tyre hyjnor e fisnik po bëjnë aq shumë për ne të gjithë në këto momente tepër të vështira, veçanërisht për komunitetet më të përvuajtura.

Një urim të veçantë kam sot për komunitetin e dashur të shqiptarëve në Greqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prekura rëndë nga pandemia, dhe për të gjithë bashkëatdhetarët tanë kudo në botë.

Uroj të kremtojmë Pashkën me frymë, energji dhe shpresa të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë në shpirtrat e zemrat tona, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët.

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!

Etiketa: krishti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E Premtja e Madhe/ Rituali i të krishterëve, udhëtimi i fundit i Krishtit në kryq

16:37 : 18/04/2025
AKTUALITET

Kryepiskopi Anastas Janullatos jep mesazhin e tij për Pashkët

14:51 : 04/05/2024
AKTUALITET

Pse vezët e Pashkëve lyhen me të kuqe?

09:52 : 03/05/2024
AKTUALITET

Besimtarët katolikë festojnë sot Pashkët, urojnë për më shumë paqe, begati e dashuri

08:49 : 09/04/2023
Para

SHBA, ndihmë prej 19 miliardë dollarësh për fermerët

TË GJITHA

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

15:24 : 05/06/2026

OBSH: Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

15:05 : 05/06/2026

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom