• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fituesit “e heshtur”/ “BAMI” sh.p.k, 25 mln euro publike, miliarda lekë në tendera me “flamur të kuq”

14:22 : 18/04/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ndërkohë që vëmendja publike është përqëndruar në një numër të kufizuar kompanish private, të cilat fitojnë “pjesën e luanit” në tendera, ekzistojnë edhe disa të tjera, të cilat, megjithëse më të “heshtura”, sigurojnë miliarda lekë publike, një pjesë prej tyre në procedura pa konkurencë.

“Bami” shpk është një kompani ndërtimi nga Kruja, e cila llogaritet të jetë shpallur fitues në tendera publikë për një vlerë totale rreth 25 milionë euro, sipas të dhënave të gjeneruara në portalit “spendingdata”.

Në disa prej këtyre tenderave, siç ka evidentuar “Boldnews.al”, në rendin e disa miliardave lekë, kompania “Bami” është shpallur fituese në përfundim të procedurave të konsideruara me “flamuj të kuq”.

Për ekspertët e financiave, tenderat me “flamuj të kuq”, pra, me procedura që mund të cënojnë konkurencën, konsiderohen, ndër të tjera, ato tendera ku fituesi është edhe i vetmi i kualifikuar nga autoriteti kontraktor përkatës.

Lexo edhe:

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

Dhe, në procedura të tilla, “Bami” shpk është shpallur disa herë fitues. “Boldnews.al” kreu një verifikim mbi të dhënat zyrtare, në vijim të ciklit “Ku shkojnë paratë e shqiptarëve”.

“Bami”, 25 mln lekë tendera në 4 vjet

Kompania “Bami” është krijuar në vitin 1999 dhe ka vendosur thuajse “hegjemoni” në tenderat për ndërtimin e rrugëve dhe punëve të tjera publike në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Megjithëse ka ruajtur një profil të ulët publik, “Bami” rezulton se ka përfituar tendera të konsiderueshëm në Bashkinë e Tiranës, së drejtuar nga Erion Veliaj, si edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit e Autoriteti Rrugor Shqiptar

Në bazë të të dhënave të portalit “spendingdata”, kompania “Bami” shpk ka përfituar, në total mbi 25 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, shumë e cila përllogaritet në rreth 25 milionë euro.

Gjatë mandatit të Veliajt në Bashkinë e Tiranës, kompania “Bami” shpk është shpallur fitues në disa tendera, me vlerë totale rreth 3.5 milionë euro.

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kompania nga Kruja ka arkëtuar rreth 1.5 milionë euro gjatë 4 viteve të fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kryer transaksione me “Bami” shpk, për një total prej mbi 7 milionë euro.

Ndërkohë, Bashkia Krujë duket se është institucioni që ka ndihmuar më shumë në forcimin financiar të “Bami” shpk, me shpalljen fitues në tendera, me një total prej rreth 7.5 milionë euro.

Tenderat me flamuj të kuq

– Në Korrik 2019, Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizime të Bashkisë së Tiranës, strukturë në varësi të Erion Veliaj, shpall kompaninë “Bami” shpk fituese të tenderit për “rikonstruksionin e rrjetit në rrugën ‘Xhanfize Keko”.

Fondi limit për këtë tender ishte 543 milionë lekë të vjetra pa TVSH dhe në procedurë morën pjesë, fillimisht, dy konkurentë-“Bami” shpk dhe “Ina”.

Disa ditë para mbylljes së tenderit, kompania “Ina” i dërgon një shkresë Ujësjellësit të Tiranës, në të cilën njofton tërheqjen nga gara. Në procedurë mbeti vetëm “Bami” shpk, e cila u shpall fituese, në mungesë të konkurencës.

– Në Shtator 2018, Bashkia e Vorës zhvillon tenderin për “Ndërtimin e stacionit të autobusëve, rikonstruksionin e ujërave të zeza dhe riparimin e barrierave suonore”, me fond limit mbi 200 milionë lekë të vjetra, pa TVSH.

Në tender marrin pjesë 3 kompani, përfshirë “Bami” shpk. Në përfundim të procedurave, autoriteti kontraktor skualifikon nga gara dy konkurentët e “Bami”-t, duke e lënë të vetëm në garë dhe, rrjedhimisht, duke e shpallur edhe fitues të procedurës.

– Në Korrik 2018, Bashkia e Tiranës shpall fituese kompaninë “Bami” në tenderin “Rikonstruksion i trotuarëve dhe rrugës “Hoxha Tahsim” dhe “Xhanfize Keko”, me fond limit 1 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Në tender marrin pjesë 9 operatorë ekonomikë. Në përfundim të procedurave, Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, vendos skualifikimin e 8 operatorëve, duke lënë në garë vetëm “Bami” shpk, e cila, natyrisht u shpall fituese, në mungesë të konkurencës.

– Në Korrik 2017, Bashkia e Krujës, nëpërmjet financimit të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve, zhvillon tenderin për “Zgjerimin e rrugës kryesore dhe rikualifikimin e sheshit ‘Mustafa Mërlika’.

Fondi limit për këtë tender ishte mbi 1 miliardë lekë të vejtra bashkë me TVSH.

Në procedurë marrin pjesë 7 konkurentë. Autoriteti kontraktor, Bashkia e Krujës, në përfundon të shqyrtimit të dokumentacionit, vendosi skualifikimin e 6 konkurentëve.

Në garë mbeti vetëm “Bami” shpk, e cila u shpall fituese e tenderit.

– Në qershor 2016, Bashkia e Krujës zhvillon tenderin për “Rehabilitimin e skemës ujitëse të rezervuarit Thumanë”, me fond limit 250 milionë lekë të vjetra, pa TVSH.

Në tender marrin pjesë 14 kompani, nga të cilat skualifikohen 12. “Bami” shpk, e cila kishte dhënë ofertën e pestë më të lartë, mbeti e para, pas skualifikimit të 4 të tjera që kishin dhënë ofertë më të ulët.

Rrjedhimisht, ajo u shpall fituese, pasi iu “hap rruga” nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Krujë.

– Në Maj të vitit 2016, Bashkia e Krujës hap tenderin për “Zgjerimin e rrugës hyrëse të qytetit dhe rikualifikimin e qendrës”, në atë që konsiderohej si “Rilindje Urbane”.

Vlera limit e parashikuar për këtë tender ishte mbi 3 miliardë lekë pa TVSH dhe financimi u krye nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve.

Në tender morën pjesë 6 operatorë ekonomikë, ndër të cilët edhe bashkimi i kompanive “Bami” shpk dhe “ANK”.

Në përfundim të procedurave, “Bami” & ‘ANK” shpallen fitues të tenderit, pasi më parë Bashkia e Krujës kishte skualifikuar të gjithë konkurentët e tjerë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025
SHOW BIZ

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025
BOTA

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025
AKTUALITET

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025
AKTUALITET

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025
BOTA

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025
Para

Drita e Diellit vret koronavirusin? Ja çfarë thonë eksperimentet e zhvilluara në Amerikë

TË GJITHA

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025

Këmbimi valutor 8 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com