Presidenti i ShBA-së, Donald Trump iu premton amerikanëve rikthimin në normalitet.
Ai deklaroi se SHBA-ja tashmë e ka kaluar pikun e COVID-19 dhe tha se disa shtete do të rihapen që këtë muaj.
Në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se udhëzimet e reja për rihapjen do i shpaloset governatorëve ditën e enjte.
“Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë”, u shpreh Kreu i Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur pse ShBA përbën një përqindje kaq të konsiderueshme të numrit global të vdekjeve, Trump akuzoi vendet e tjera që gënjejnë për shkallën e vdekshmërisë së tyre.
“A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?” tha ai, duke përmendur Kinën.
Ndërkohë që në Michigan, qytetarët kanë dalë me automjete në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që shteti të rihapet.
https://www.facebook.com/Breitbart/videos/2392611454363958/
Deri tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka 640 mijë të infektuar dhe 30 mijë e 800 viktima.













