Rudi Vata ndien se nuk është vlerësuar aq sa meritonte për kontributin që ka dhënë në Kombëtaren e Shqipërisë. Në lidhjen me “FanZone” në Supersport, ish-mbrojtësi dhe kapiteni kuqezi nuk e sheh të ardhmen e djalit të tij te Shqipëria.
Përfundimi i kampionatit në Belgjikë: Faktikisht kampionati është i mbyllur, mendoj se ishte vendimi i duhur. Ka pasur disa zhvillime në lidhje me licencimin e klubeve. Skuadra ku unë punoj nuk është licencuar. Është e pakuptimtë që futbollistët të kthehen dhe ta vazhdojnë kampionatin në qershor ose në korrik.
“E ardhmja te Muscron? “I shoh të gjitha opsionet. E mendoj edhe largimin, por edhe qëndrimin. Të shoh ç’do të ndodhë në bisedat që do të kemi. Ne kemi objektiv për të qenë në 6 më të mirat në kampionat, por të shohim, pasi duhet shumë punë. Nuk kam pikëtuar asnjë lojtar nga Kategoria Superiore, pasi kushtojnë shumë për klubin tone”.
Zgjedhja e djalit të Vatës: “Fëmija im është shumë i talentuar, por ende nuk ka arritur në atë fazë që të themi për cilën kombëtare do të luajë. Unë kam dhënë shumë për Kombëtaren, por në Shqipëri nuk më kanë vlerësuar. Mendoj se djali im nuk do të përshtatej me njerëzit e futbollit aty, sepse nuk e duan figurën time aty”.