Karantina e koronavirusit ka sjellë pasoja të paparashikueshme në të gjithë botën. Përveç kufizimit të epidemisë ajo ka ulur ndotjen, ka bërë të hiqet dorë nga tradita të vjetra dhe gjithashtu njerëzit kanë pasur më shumë kohë për seks.
Por kjo nuk është gjithmonë pozitive pasi disa gra nga Gana po i luten presidentit të tyre Nana Addo Dankëa për t’i dhënë fund bllokadës pasi po bezdisen nga burrat apo të dashurit e tyre.
Një nga gratë i dërgoi një video mesazh president Akufo-Addo për çështjen, i cili është shpërndarë mijera herë në mediat sociale e madje është shfaqur dhe në lajmet vendase.
Në video gruaja ankohet: “Zgjohesh në mëngjes dhe të pret..! Duhet të bësh seks me ta, t’i përgatisësh për të ngrënë dhe pastaj përsëri seks. Kjo është e tepërt, nuk po hyjmë në karantinë për këtë, por prej koronavirusit. Jemi të lodhura!”
Presidenti i Ganës fillimisht urdhëroi një bllokim dy-javor në tre qendrat kryesore të epidemisë Açra, Tema and Kumasi si dhe ka mbyllur kufijtë e vendit për të huajt”.
Deri tani ka 566 raste të konfirmuara të koronavirusit në Gana dhe tetë vetë kanë vdekur nga infeksioni. Presidenti Akufo-Addo ka premtuar që qeveria do të paguajë faturën e ujit për tre muaj për të lehtësuar stresin financiar të bllokadës.
https://www.youtube.com/watch?v=dmGtmm_i65M&feature=emb_logo