• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Totti dhe Del Piero rrëfejnë gjithçka në një intervistë të rrallë

17:25 : 14/04/2020
në SPORT

Totti dhe Del Piero folën në “Sky” duke treguar disa anekdota nga e kaluara dhe si po e përjetojnë këtë moment izolimi nga “koronavirus”. Së bashku me ta, edhe Paolo Maldini e Javier Zanetti.

Ju keni pasur shumë përgjegjësi, si në klubet përkatëse, ashtu edhe në ekipin kombëtar…

Del Piero: “Përgjegjësia që kemi pasur gjithmonë ka qenë udhërrëfyese në sjelljen tonë. Ne kemi bërë diçka të rëndësishme për futbollin italian, së bashku me shokët e ekipeve tona. Përshëndetja e tifozëve të Real Madridit? Kur luani ashtu ndeshjesh, keni shumë tension, por kur zëvendësoheni dhe e kuptoni që fansat ju duartrokasin juve, kjo është një ndjenjë fantastike”.

Totti: “Duartrokitjet e “San Siros”? Është ndryshe të dalësh mes duartrokitjeve të një stadiumi, që nuk është i yti. Për ne lojtarët, të bësh të lumtur fansat është një burim krenarie”.

Si lindi miqësia midis Totti dhe Del Piero?

Lexo edhe:

Legjenda Totti ka një kritikë për Lamine Yamal: Dukej sikur po fluturonte, por…

“Doja Messin në Milano”, rrëfimi i ish-presidentit Morati: Roma më ofroi blerjen e Totit

Del Piero: “Filloi në ekipin kombëtar. Ne ishim të paturpshëm (qesh), përfaqësuam dy botë të ndryshme, me tensione të ndryshme që bartëm me vete, por me një respekt të madh reciprok. Me kalimin e viteve dhe me ngjashmëritë në karrierën tonë e kuptuam njëri-tjetrin edhe më mirë”.

Fitorja e Kupës së Botës?

Del Piero: “Ai sukses na bën të plotë, ishte diçka unike dhe e jashtëzakonshme. Është kënaqësia maksimale, që mund të keni si lojtar”.

Keqardhje që nuk e keni fituar kurrë “Topin e Artë”?

Totti: “Është një çmim, që të gjithë lojtarët përpiqen ta fitojnë, por nuk është e lehtë. Unë kam pasur më pak mundësi ta fitoj atë sesa Aleksi. Te Roma, jo gjithmonë kemi pasur mundësinë të marrim në shtëpi një trofe. Por, do të më pëlqente”.

Del Piero: “Është një trofe që çdo lojtar do ta donte. Dinamika e caktimit të tij ndryshoi më pas, me kalimin e kohës. Për dy vite isha afër fitores së tij, por nuk ndodhi për ndonjë arsye dhe unë e ktheva faqen”.

Keni bërë shumë shaka me njëri-tjetrin..

Totti: Përsëritja e shakave ishte shakaja e vërtetë (qesh)”.

Del Piero: “Në mëngjes kemi pasur stërvitje, pastaj e kemi kaluar tërë pasditen duke përsëritur shakatë tona (qesh)”.

Buffon dëshiron të bashkohet me legjendat kombëtare…

Totti: “Ai nuk ka asgjë për të bërë, që të quhet një legjendë. Por, nëse ndihet mirë, ka të drejtë të vazhdojë të luajë”.

Del Piero: “Ne rikthehemi shpejt në formë, kështu që mund të luajmë përsëri…”

Ne e kemi parë çiftin sulmues Totti-Del Piero disa herë në ekipin kombëtar…

Totti: “Alex dhe unë mund të luanim nga jashtë, si sulmues të parë dhe të dytë. Për fat të keq, trajnerët gjithmonë vendosën të na vendosnin në kundërshti, duke zgjedhur njërin, ose tjetrin. Ne kemi qenë gjithmonë të disponueshëm, me respekt dhe përulësi. Çdo zgjedhje e trajnerit duhej respektuar”.

Del Piero: “Trapattoni na mundësoi të luanim shumë herë së bashku. Për fat të keq, Kupën e Botës në Kore të gjithë e mbajmë mend. Përveçse atëherë nuk kishte shumë raste të tjera. Ka keqardhje të madhe për këtë kontrast, por padyshim që trajneri bën vlerësimet e tij. Do të më pëlqente të eksperimentoja me këtë duet sulmues, të përbërë nga unë dhe Francesco. Në Itali-Gjermani ishim të dy në fushë, në Firence kishim fituar 4-1… Ne nuk luanim keq së bashku”.

A krijoi probleme për miqësinë tuaj lufta për vendin në ekipin kombëtar?

Del Piero: “Jo, absolutisht jo. Ne ishim një grup i bashkuar. Të gjithë realizuan idetë e tyre, por ishte një Kupë Bote në diskutim dhe ne nuk i dhamë hapësirë egoizmit të veçantë”.

Totti: “Nuk do të mjaftonte një ndeshje, ose zgjedhja e një trajneri për të prishur miqësinë tonë. Ai dhe unë ende mund ta themi fjalën tonë… Problemi është se jo të gjithë mendojnë si ne”.

Lamtumira juaj nga futbolli…

Totti: “Për mua ishte një ditë e veçantë, e pazakontë. Asnjëherë nuk kam menduar se tifozët mund të shkonin aq larg. Gjetja e fjalëve për atë ditë është e vështirë. I gjithë stadiumi ishte i bukur. Kjo është dashuria e tifozëve dhe askush nuk do ta heqë atë nga ne”.

Del Piero: “Unë e kuptoj atë që tha Francesco. Vala emocionuese që arrin në atë moment të mposht, edhe sikur ta kishit imagjinuar më parë. E imja ishte një gjë krejtësisht e ndryshme nga lamtumira e Francesco-s, por ajo që kam përjetuar në atë moment ishte e njëjtë. Ishte një emocion i sikletshëm”.

“Ndonjëherë, ne përcaktohemi nga disa momente të bukura të një trofeu, sepse ato të prekin në zemër. Ajo ditë e lamtumirës nga Juventusi mbetet e pabesueshme në të gjitha aspektet”.

Etiketa: Del Pierototti

Lajme të lidhura

SPORT

Legjenda Totti ka një kritikë për Lamine Yamal: Dukej sikur po fluturonte, por…

17:13 : 04/03/2025
SPORT

“Doja Messin në Milano”, rrëfimi i ish-presidentit Morati: Roma më ofroi blerjen e Totit

22:11 : 19/02/2025
SHOW BIZ

Një rikthim i mundshëm me Tottin? Ilary Blasi: E shoh si një gjë të ëmbël, por…

20:53 : 28/12/2024
SPORT

Del Piero kandidat për president i FIGC, ish-kapiteni i Juventusit sfidon Gravinën

22:52 : 25/11/2024
SHOW BIZ

Kapen ‘mat’ në një hotel/ Gazetarja konfirmon romancën e re me ish-kapitenin e Romës

12:19 : 24/10/2024
SPORT

Finalja e Europa League, flet legjenda e Romës: Është ndryshe nga ajo e Tiranës

21:15 : 31/05/2023
Para

Tipike shqiptare! "Shkela frenat fort, babi ma futi me shpullë", Bebe Rexha tregon se si e ka mësuar makinën

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com