• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Heparina funksionon te pacientët me Covid-19/ Dr. Alimehmeti këshillon kolegët: Ja kur përdoret

08:01 : 14/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetet sociale një informacion mjaft të vlefshëm për kolegët e tij mjekë, por edhe farmacistët dhe profesionistët shëndetësorë, lidhur me mrekullinë që po bën Heparina në kurimin e pacientëve me Covid-19.

Alimehmeti shkruan se ky medikament rekomandohet si profilaksi te personat me Covid-19 nga Shoqata Ndërkombëtare e Trombozës dhe Hemostazës!.

“Tashmë kuptohet se virusi nuk vepron vetëm duke shkaktuar bronkopneumoninë e njohur por edhe duke shkaktuar koagulimin intravaskular të diseminuar (KID).

KID shkaktohet përmes të paktën dy mekanizmave, njëri i ndërmjetësuar nga inflamacioni i shkaktuar nga virusi dhe tjetri përmes kontaktit direkt të proteinave të sipërfaqes së virusit me eritrocitet.

Mendimi aktual po zhvendoset drejt faktit që është pikërisht KID ai që shkakton vdekjen te pacientët, përmes trombembolisë pulmonare (TEP), infarktit të miokardit dhe insultit cerebral (më pak të studiuar)”, shkruan Alimehmeti.

Lexo edhe:

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

Alimehmeti: KQZ duhet të rishohë “boom-in” e votave të diasporës në Tiranë

Postimi nga dr. Alimehmeti

‼HEPARINA FUNKSIONON‼ BREAKTHROUGH‼

Rekomandohet si PROFILAKSI te personat me COVID-19 nga Shoqata Ndërkombëtare e Trombozës dhe Hemostazës!

Kujdes: Ky informacion u drejtohet mjekëve, farmacistëve dhe profesionistëve shëndetësorë!

Prej disa ditësh debati mjekësor është zgjeruar mbi fizpatologjinë e shkaktuar nga SARS-CoV-2.

Tashmë kuptohet se virusi nuk vepron vetëm duke shkaktuar bronkopneumoninë e njohur por edhe duke shkaktuar koagulimin intravaskular të diseminuar (KID).

KID shkaktohet përmes të paktën dy mekanizmave, njëri i ndërmjetësuar nga inflamacioni i shkaktuar nga virusi dhe tjetri përmes kontaktit direkt të proteinave të sipërfaqes së virusit me eritrocitet.

Mendimi aktual po zhvendoset drejt faktit që është pikërisht KID ai që shkakton vdekjen te pacientët, përmes trombembolisë pulmonare (TEP), infarktit të miokardit dhe insultit cerebral (më pak të studiuar).

Prova mbështetëse:

1. 100 autopsi të kryera në Itali (50 në Brescia dhe 50 në Torino) tregojnë se shumica dërrmuese e pacientëve kanë KID. (të dhënat janë në pritje të publikimit)

2. Suporti me ventilues i të sëmurëve jep rezultate shumë të dobëta në krahasim me pneumonitë e njohura.

3. Vdekja te pacientët me COVID-19 nuk është e ngadaltë dhe graduale, por vjen pothuajse e menjëhershme dhe me përkeqësim brenda 2-3 orëve duke çuar në exitus letalis. (e konfirmuar nga shumë kolegë intensivistë apo në linjë të parë). Kjo shkon në linjë pikërisht me vdekjen me burim KID-in.

Në këtë kuadër, shumë spitale kanë futur në përdorim një mjekim të njohur mirë dhe të disponueshëm gjithkund: Heparinën me peshë të ulët molekulare.

Çfarë kanë gjetur?

‼HEPARINA FUNKSIONON‼

• Kujdes në raportimet e para, studimet janë kryer mbi pacientët të rëndë në kujdes intensiv dhe gjithsesi heparina ka treguar efikasitet duke e ulur vdekshmërinë me 37,4% te pacientët e sëmurë rëndë. (Yin et. Al. Wuhan, Hubei, China: Journal of Thrombosis and Thrombolysis doi: 10.1007/s11239-020-02105-8)
• Por ky rezultat, edhe pse i rëndësishëm, është më modest se realiteti, pasi heparina rekomandohet si profilaksi.

‼HEPARINA DUHET DHËNË SI PROFILAKSI‼

Arsyet në favor:

1. Heparina efektin më të lartë në absout e ka në parandalimin e krijimit të trombeve dhe jo aq shumë në shkrirjen e tyre.

2. Pacientët më rëndë zhvillojnë KID që në ditën e katërt.

3. Trombet fillojnë dhe formohen (në nivel të ulëta) që ditën e parë të shfaqjes së simptomave.

4. Efektet anësore të heparinës janë të mirënjohura dhe heparina është e aprovuar si profilaksi për një sërë situatash mjekësore.

Shoqata Ndërkombëtare e Trombozës dhe Hemostazës, më 6 Prill 2020 ka rekomanduar zyrtarisht përdorimin e heparinës SI PROFILAKSI te pacientët me COVID-19 dhe pa hemorragji dhe trombocite mbi 25×109/L.

Gjithashtu, ata deklarojnë se hemorragjitë kanë qenë të rralla, por nëse janë të pranishme këshillohet mbajtja e trombociteve mbi 50×109/L (dhe >20×109/L te pacientët pa hemorragji), fibrinogjenin >2.0 g/L dhe raportin e protrombinës <1.5.

Sipas ekspertëve italianë, heparina me peshë të ulët molekulare duhet të fillojë të përdoret si profilaksi që ditën e parë të fillimit të simptomave, pa pritur përkeqësimin e pacientëve.
Pasi fillon përkeqësimi, efekti i heparinës bie sinjifikativisht.

Miqtë e mi!

‼HEPARINA FUNKSIONON! PËRDORENI‼

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Bashkëngjitur protokolli i rekomanduar nga International Society on Thrombosis and Haemostasis!

Të gjitha detajet mund t’i gjeni në:

New England Journal of Medicine (NEJM) Journal Watch:

https://www.jwatch.org/na51254/2020/04/06/coagulopathy-associated-with-covid-19?fbclid=IwAR1V6_5dzDD7dRr_RHj8e8_Gbkpm5izGbVcPzig60On0PJV0jiVHWTvNncU

Etiketa: AlimehmetiCOVID 19heparina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor, kërkon rinumërimin e votave të Tiranës

18:45 : 02/06/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: KQZ duhet të rishohë “boom-in” e votave të diasporës në Tiranë

19:26 : 29/05/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kritikon sistemin zgjedhor: Mban në pushtet të njëjtët emra

22:37 : 26/05/2025
AKTUALITET

PD kërkon rinumërim të votave, Alimehmeti mund ta fitojë mandatin në tavolinë

20:15 : 25/05/2025
AKTUALITET

“Alimehmeti meriton të jetë në Parlament”/ Aspiron drejtimin e PD? Ja si përgjigjet Tabaku

18:44 : 24/05/2025
Para

COVID-19/ Gazetari: Rama e ka bërë testin më 23 mars në zyrën e tij

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com