• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sekret shtetëror 4 tendera”, PD: Qeveria fsheh paratë për blerjen e pajisjeve mjekësore

17:25 : 06/04/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë pajisjet mjekësore. Në një dalje për mediat ish-deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj thotë se Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve.

PD i kërkon KLSH dhe SPAK të verifikojnë procedurat dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore abuzuesit.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt

Qeveria shqiptare ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve.

Lexo edhe:

Trafikoi mbi 1 ton kanabis, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë/ EMRI

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

Në datën 21 Mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh:

•       të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore

•       të blejë kite për laboratorin e QSUT-së,

•       të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID 19,

•       të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike kishte kërkuar që në muajin shkurt të merreshin masa, por qeveria bëri të vetmen gjë që di të bëjë mirë:  Kryeministri në fillim u tall dhe pastaj gënjeu se kishte gjithçka duhej për përballimin e situatës.

Por disa javë më vinë  qeveria urdhëroi blerjet urgjente dhe i klasifikoi ata si sekret shtetëror.

Kjo do të thotë se opinioni publik nuk duhet të dijë, nëse qeveria i ka shpenzuar paratë e tyre në mënyrë të ndershme apo jo.

Duke klasifikuar tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID 19 si sekret, mungesa e transparencës është skandaloze:

•       Ka zero të dhëna si u përzgjodhën kompanitë fituese.

•       Ka zero informacion për ofertat e kompanive.

•       Ka zero informacion për kriterete cilësisë së mallit të blerë.

Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë.

Edi Rama ka sot rastin të përgjigjet për disa pyetje të thjeshta:

1.      Pse nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?

2.      Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?

3.      Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore.

Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca!

Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete.

 Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK duhet urgjentisht të verifikojnë këto procedura prokurimi dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore këdo që abuzon me paratë e shqiptarëve, që janë sot edhe më të varfër për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Të dashur bashkëqytetarë,

Të abuzosh me tenderat apo të paracaktosh fituesit e tyre është krim në çdo kohë. Por ta bësh këtë në kohën kur rrezikohet shëndeti, jeta dhe puna e qytetarëve kjo është më shumë se kriminale. Është antinjerëzore.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikoi mbi 1 ton kanabis, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë/ EMRI

14:20 : 01/07/2025
AKTUALITET

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

14:14 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025
AKTUALITET

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
Para

E konfirmon Tottenham, Heung-Min Son do të kryejë shërbimin ushtarak në Kore të Jugut

TË GJITHA

Trafikoi mbi 1 ton kanabis, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Francë/ EMRI

14:20 : 01/07/2025

Rinumërohen mbi 50% e kutive të Fierit, si ndryshon rezultati deri më tani

14:14 : 01/07/2025

“Të nxirret jashtë Nuredin Dumani”, përplasje në seancën për dosjen e “Plumbit të Artë”

13:51 : 01/07/2025

Përplasje në GJKKO për dëshmitë e Alibejt, gjykata urdhëron Prokurorinë t’i dorëzojë aktet e vitit 2022

13:39 : 01/07/2025

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025

Vala e të nxehtit në Europë, dy viktima në Itali

13:19 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com