• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbaruesit/ Sekretari i Përgjithshëm Kodra: Qeveria, Akt Normativ brutal për të mos paguar borxhet ndaj qytetarëve

19:21 : 04/04/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Përmbaruesve, Besmir Kodra, tregohet i drejtëpërdrejtë kur deklaron se Akti Normativ nr.13 i qeverisë për bllokimin e shërbimit përmbarimor pa afat, është brutal.

Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Aktit Normativ nr. 13, dt. 02.04.2020, urdhëroi pezullimin pa afat të të gjitha praktikave përmbarimore, nën argumentin e mbrojtjes së interesit të qytetarëve përballë penaliteteve për shkak të urdhërave përmbarimorë gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Por, Dhoma e Përmbaruesve Shqiptare ka një këndvështrim tjetër për këtë vendim të qeverisë. Sipas organizmit që përfaqëson interesat e zyrave përmbarimore shqiptare, qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të mos likujduar detyrimet që institucionet publike u kanë qytetarëve.

Në një komunikim për “Boldnews.al”, Kodra deklaron se qeveria shqiptare, me këtë Akt, u ka hequr mundësinë qytetarëve që të përfitojnë paratë që kanë fituar gjyqësisht për shkak të papërgjegjshmërisë së institucioneve publike.

“Ky akt, më populist se të tjerët, ndalon veprimtarinë e përmbaruesve, ndërmjetësve dhe administratorëve të falimentit, për një kohë të pacaktuar sa të përfundojë gjendja e pandemisë së Covid-19”, shprehet zyrtari i lartë i Dhomës së Përmbaruesve.

Lexo edhe:

Rama zbulon arsyen e udhëtimit të tij në Francë/ Ja kë takoi

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet

Sipas Kodrës, “Akti normativ nr. 13, nën maskën e ndihmës së popullit, kërkon të fshehë të vërtetën e madhe të ndërprerjes dhe mospagimit të detyrimeve të vetë buxhetit të shtetit të shkaktuara në 6 vite nga papergjegjshmëria e administratës”.

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Përmbaruesve e mbështet idenë e tij, duke krahasuar qasjen e qeverisë përballë profesioneve të tjera të lira.

“Akti normativ nuk bllokon noterët dhe avokatët, por vetëm kategorinë që Rama kërkon ta atrofizojë për shkak të një borxhi kolosal shtetëror që qeveria e tij i ka kreditorëve që janë biznese, kompani dhe njerëz të thjeshtë të flakur nga puna”, thotë Besmir Kodra për “Boldnews.al.

Bllokimi i punës së përmbaruesve dhe ndërmjetësve me akt normativ, “me pretekstin e pandemisë, shkel me të dyja këmbët çdo rregull dhe kod juridik të vendosur në 30 vite demokraci”, shprehet Kodra.

Ekspert në fushën ligjore, Kodra mendon se Akti Normativ nr. 13, jo vetëm që godet ashpër përmbaruesit, por edhe u jep dorë të lirë bankave dhe institucionave financiare jo-bankare që të vendosin “rregullat e llojës” në një treg bosh, pa aktorë të tjerë të rëndësishëm.

“Nga ky Akt Normativ pritet që të përfitojnë bankat dhe shoqëritë e mikrokreditit, të cilat me ‘fushën’ bosh, pa ndërmjetës dhe përmbarues, do vendosin rregullat e tyre ndaj mijëra qytetarëve, të cilët do presin nëpër shtëpi, të ngujuar, letrat dhe telefonatat e tyre shantazhuese për pagimin e detyrimeve në kohë”, deklaron Besmir Kodra.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Private të Shqipërisë ka shprehur solidarizimin e saj me qytetarët që po vuajnë pasojat e pandemisë COVID-19, nëpërmjet veprimeve konkrete.

Në datë 24 Mars 2020, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve vendosi të pezullojë menjëherë të gjithë kontratat e shërbimit të lidhura me institucionet bankare dhe ato financiare jo-bankare.

Ky qëndrim erdhi, ndër të tjera, edhe në zbatim të Udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë nr. 5, datë 19 Mars 2020, në të cilin kërkohej mirëkuptimi i Përmbaruesve për të mos rënduar financat e qytetarëve në këtë periudhë krize ekonomike.

Udhëzimi i Ministrisë së Drejtësisë, megjithatë, përjashtonte nga pezullimi kontratat e shërbimit, për rastet kur institucionet publike ishin debitorë ndaj qytetarëve dhe strukturave të tjera private.

Praktikisht, Ministria e Drejtësisë, në Udhëzimin e saj, u kishte dhënë një kanal frymëmarrjeje Përmbaruesve përgjatë periudhës së pandemisë.

Por, vullneti pozitiv, gjithësesi me pikatore, i treguar nga Ministria e Drejtësisë, u rrëzua tërësisht nga Akti Normativ nr. 13 i Këshillit të Ministrave, i cili i bllokon të gjithë aktivitetin përmbaruesve dhe ndërmjetësve, duke rrezikuar falimentimin e plotë të tyre.

Me goditjen e Përmbaruesve, Qeveria shqiptare ka siguruar veten nga shlyerja e detyrimeve, ndërkohë që u ka dhënë edhe bankave mundësinë për të vepruar tërësisht të pakontrolluar përballë qytetarëve, në këtë situatë pandemie.

Etiketa: #politike#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama zbulon arsyen e udhëtimit të tij në Francë/ Ja kë takoi

22:59 : 04/06/2020
AKTUALITET

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet

22:58 : 31/05/2020
AKTUALITET

Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

21:40 : 22/05/2020
AKTUALITET

Ish-deputeti i PS: Kur Veliaj kandidonte në 2009 për Gay99, nga 4 vota që kishte familja e tij vetëm 3 shkuan për të

17:19 : 09/05/2020
AKTUALITET

‘Të ulen pagat dhe pensionet’/ Beqaj ia faturon medias çmendurinë e tij: U keqpërdor

20:45 : 07/05/2020
AKTUALITET

Tenderi për maskat mbrojtëse/ Zhupa: Veliaj është virusi më i rrezikshem i parasë publike

19:29 : 06/05/2020
Para

VIDEO/ Elbasan, gjendet i shtrirë në anë të rrugës një shtetas, dyshohet i prekur me Covid-19

TË GJITHA

Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta

20:04 : 05/06/2026

Takimi për Zvërnecin kthehet në monolog/ Rama nuk lë qytetarët të flasin dhe i “skanon” nga veshja

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş