Policia e Beratit ka vënë në pranga shefin e Sektorit në Ndërmarrjen e Prodhimit e Nxjerrjes të Naftës, në Kuçovë, pas vdekjes së një punëtori në këtë ndërmarrje.
Personi i arrestuar është shtetasi B.T., 48 vjeç banues në Kuçovë dhe akuzohet për shkelje të rregullave në punë, nga pakujdesia.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në këtë ndërmarrje shtetasi L.F., 60 vjeç duke punuar është aksidentuar dhe ka ndërruar jetë” – thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e Rregullave në punë nga Pakujdesia”.













