Fluksi i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë duhet të ulet sa më shpejt.
Ka qenë kjo deklarata e komisioni për çështjet e sigurisë dhe drejtësisë në Holandë.
Duke paralajmëruar se nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të rifutet në fuqi regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë.
“Problem zgjidhet duke rikthyer regjimin e vizave. Qeveria ka thënë që rikthimi i vizave është i mundur. Tashmë për shqiptarët është shumë e thjeshtë të vijnë në Holandë”, ka deklaruar një prej anëtarëve të komisionit për çështjet e sigurisë dhe drejtësisë në Holandë.