Duruk Verrett, i cili pretendon se ka parashikuar sulmet e 11 Shtatorit, thotë se parë dhe “mortajën” që vinte në 2020 e cila do të çonte në “fikje” të proceseve të njerëzimit
I vetëshpalluri ‘shaman’ i cili ka të dashur një princeshë norvegjeze, është tashmë në telashe prej parashikimeve të tij. I ftuar në emisionin televiziv ‘This Morning’ ai tha se ka shkruar për epideminë e Covid-19 në librin e tij Spirit Hacking (Pengmarrja e shpirtit) i cili është publikuar vitin që shkoi.
Amerikani 45-vjeçar është bërë i famshëm si guidë shpirtërore për emra të famshëm si aktorja Gwyneth Paltrow, dhe tashmë është në një marrdhënie me Princeshën Märtha Louise, edhe ajo e fushës vizionare të “clairvoyant”, dhe kandidate e linjës së katërt për fronin e Norvegjisë.
Gjatë intervistës në emisionin e mëngjesit Verrett tha se në shamanizmin që ai praktikon, ka një koncept i njohur si “shuarja”, e cila përshkruan “një pikë të evolucionit ku ne të gjithë duhet të bëhemi bashkë për të flakur shumë gjëra sipërfaqësore, te të cilat kemi harxhuar energji”.
Ai shtoi se ka parë në vizion fikjen e vitit 2020 dhe se koronavirusi është vetëm faza e parë e procesit të njohur si “murtaja”.
Pretendimet e tij janë pritur me kritika të ashpra nga kritikë në Norvegi, ku një prej më të njohurave tha se botëkuptimi i Verrett për pandeminë është “më keq se i Donald Trump”.
“Libri i tij është plot me gjysmë-koncepte të shpëlara dhe shumë i zbehtë për të pretenduar se ka parashikuar diçka” – tha kritikaj letrare vendase Cathrine Krøger.
“E mbaj mend që ai ka shkruar diçka për një ‘fikje’, por të gjithë librat e atij zhanri janë një perzierja profesish kristiane apokalipsi fantazie apo të tjera si këto për fundin e botës”.
Edhe gazetarja norvegjeze Ingeborg Senneset dha kontributin e saj duke e quajtur Verrett një “oportunist i paturp”.
“Supozojmë se ai e dinte, unë desha të di: Përse nuk dha asnjë paralajmërim? Çfarë tjetër ka prashikaur ai pa i thënë askujt” – shkruan ajo.
Muajin e kaluar Verrett tha në një postm në Instagram se duke thënë një formulë magjike që ai u jepte ndjekësve, ata mud të fitonin imunitet ndaj koronavirusit.
Më herët shamani ka pretenduar se ka shëruar pacientë të kancerit dhe se ka ndryshuar moshën e njerëzve duke ndërhyrë te atomet dhe elektronet e tyre./TCH