Disa ditë më parë, në një transmetim të drejtpërdrejtë përmes Instagramit, Karim Benzema nisi një sulm ndaj Oliver Giroud..
Aty, ylli i Real Madridit e krahasoi bashkatdhetarin e tij me një “go kart” (karting) në krahasim me futbollin e tij, që e quan “Formula 1”.
Madje në një postim tjetër, Benzema, mbrojti komentet e tij duke thënë se ajo që kishte deklaruar ishte vetëm e vërteta.
Nga ai moment, të gjithë sytë u kthyen nga Giroud, i cili, disa ditë më vonë, deshi t’i përgjigjej. Ai e ka bërë këtë në “Befoot”, ku ka theksuar atë që e vret më shumë Benzema: Kupa e Botës në Rusi, më 2018, të cilën e fitoi kombëtarja franceze dhe në të cilën “9” i të bardhëve nuk mundi të merrte pjesë për shkak të konfliktit të tij tashmë të njohur me federatën.
“Njerëzit thonë se nuk mund të krahasosh një makinë të Formula 1 me një të Go Kart por e vetmja gjë që mund të them rreth kësaj teme është se unë jam një kampion bote , kështu që jo keq për një Go Kart,” ka thënë ai për “BeFoot”.