Katër punonjës të policisë së Tepelenës kanë mbetur të plagosur ditën e sotme, pasi u aksidentuan nga një mjet.
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite në aksin Tepelenë–Memaliaj, në vendin poshtë “Kalasë Tepelenë“.
Burime zyrtare nga policia thonë se mjeti tip Audi me targa AA300IY, me drejtues shtetasin Sh.H , banues në Fier goditi mjetin e policisë, tip Land Rover 0564.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë katër punonjësit e policisë, të cilët u shoqëruan drejt spitalit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.