“Dirty fears 617” titullohet filmi i ri i aktorit me origjinë nga Tropoja, Sokol Pepkolaj, artisti i veçantë dhe eksperiencë kinematografike jashtë Shqipërisë, i cili pak kohë më parë solli në Tiranë hollivudianin Randall Paul, për realizimin e filmit “Parajsa e Zezë”.
Për “Panorama Plus” ai rrëfen jo vetëm pasionin për filmat aksion dhe përjetimet nën lëkurëna e boss-it shqiptar të drogës, por sidomos për rolin e tij më të fundit në kinema, atë të një vrasësi serial femrash.
Sokol Pepkolaj: “Subjekti i filmit flet për një psikopat që nga fëmijëria ka pasur probleme brenda mureve të shtëpisë, i përdhunuar nga prindërit psikologjikisht, fizikisht dhe seksualisht. Vret të atin dhe e cojnë në një burg për të cmendur. Por pas disa vitesh arratiset nga burgu dhe shkon në veri të Italisë, ku jeton e ëma e tij. E vret dhe merr hotelin e të ëmës dhe organizon një lojë ku fton njerëzit nga shumë vende të ndryshme të marrin pjesë. Në këtë lojë vijnë njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Rumania. Por ai merr vetëm gra, sepse me ato ka dëshirë të luajë”.
E çfarë ndodh më tej me personazhin?
Sokol Pepkolaj: “Më pas ai kryen raporte seksuale me disa femra, ai i vret ngaqë i vjen turp ta zbulojnë të tjerat ose dikush tjetër. Edhe gruaja e parë që ka pasur e tallej me të dhe sapo kryen një akt ai i vret të gjitha deri sa e merr vesh policia nga disa komshij që dëgjojnë zëra por ai ikën në kohë dhe as policia nuk e kap dot”.
Një rol i vështirë, por si e përjetoi, a kaloi një krizë psikologjike nën lëkurën e tij?
Sokol Pepkolaj: “Po, patjetër. Kalova krize psikologjike se ngaqë u futa shumë në rol, dhe efekti i personazhit ishte shumë i forte mbi mua.”
Në këtë film ai luan me Eric Roberts apo Michael Madsen
“Dhe madje Eric e vrava në film bashkë me nusen e tij”- tregon ai.
Në filmin me regji të Carlo Fusco e Drejtor fotografie Luca Bertossi përvec Sokol Pepkolajt, luan edhe Leva Lykos.
Duke qenë se ka qenë i suksesshëm deri tani në kinema, Sokoli tregon sekretin e suksesit: “Jam një tip i vendosur dhe besoj shumë në vetvete. Njerëzit me pyesin pse i je futur aktrimit, pasi është shumë e vështirë, etj? Por unë pikërisht për këtë e dua edhe më shumë këtë profesion që kam zgjedhur, ëndrra ime që nga fëmijëria. Për mua, çdo gjë arrihet kur e dëshiron me të vertetë. Veç aktrimit, unë shkruaj skenare, jam autor librash, merrem me fotografi e regji. Kam punuar shumë për të qenë aty ku kam dëshiruar, ndaj këshilla ime është të besojnë në ëndrrën e tyre, të mos heqin kurrë dorë nga çfarë duan dhe të jenë me këmbë në tokë.”
Sa u përket roleve të tjera, në filmin indian, bazuar në një histori të vërtetë, “Glorious Dead, Pepkolaj ka rolin e vështirë të Luçiferit, në filmin “Figli della Mala” me regji të Giuseppe Esposito, luan rolin e vrasësit shqiptar, që punon për mafien e famshme napolitane “Camorra” me aktorin Walter Lippa.
Ndërsa në filmin “Bastard Karma”, me regji të Vitor Dedës, luaj në rolin e bosit shqiptar të njohur në Itali si trafikant droge dhe lidhjeve të forta me shërbimet sekrete.