Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dorëzojnë një padi në Gjykatë kundër qeverisë shqiptare, për kufizmin e lirisë së lëvizjes dhe të drejtave të njeriut.
Ai ka ftuar gjithë qytetarët shqiptarë që të bëhen pjesë e kësaj nisme, de të kallëzojnë penalisht qeverinë, e cila nuk e ka mbështetur në asnjë akt ligjor ndalimin e lëvizjes për njerëzit dhe mjete motorrike.
Ja postimi i Goxhajt:
PADI KOLEKTIVE: QYTETARËT VS QEVERIA SHQIPËRISË kundër kufizimeve të lirisë së lëvizjes dhe drejtave qytetare “de facto” dhe jo “de jure” për shkak se nuk mbështeten në ndonjë akt ligjor të miratuar e që është në fuqi aktualisht.
Nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Laë Firm (Avokati Erald Aga dhe Avokati Altin Goxhaj)
KUFIZIMI I LËVIZJES SË KËMBËSORËVE, BICIKLETAVE, CIKLOMOTOR, MOTOMJETE DHE MJETE DERI MË TANI REZULTON TË JETË JO I BAZUAR NË NDONJË URDHËR TË LIGJSHËM QË ËSHTË NË FUQI.
Shumë shpejt me qytetarët që do i bashkëngjiten thirrjes tonë do të bëjmë padinë kolektive: QYTETARËT VS QEVERIA SHQIPËRISË ku do të kërkojmë përgjegjësinë civile dhe penale të qeverisë Shqiptare dhe sigurisht edhe të urdhëruesve dhe zbatuesve të urdhërave të paligjshëm.
Sipas MSHMS “Urdhër” Nr 193 dt 20.03.2020 i cili ka hyrë në fuqi me botimin në fletoren zyrtare nr 52 – 2020 në datën 26.03.2020 në përputhje me VKM nr 243 dt 24.03.2020 dhe miratuar me Vendim Nr 1 dt 25.03.2020 ju sqarojmë se ky urdhër ka sanksionuar si më poshtë:
- Lejohet të kryejnë aktivitet vetëm në fashën e orareve 05:00-13.:00 NGA DATA 23.03.2020 pikat e shitjes ushqimore me shumicë dhe pakicë, pikat e tregtisë së barnave, produketeve mjekësore dhe institucionet financiare.
Sipas këtij përcaktimi në këtë urdhër është përcaktuar qartë se: NGA DATA 26.03.2020 kur ky urdhër u botua në fletoren zyrtare dhe mori fuqi, lejohet që bizneset e mësipërme të zhvillojnë aktivitet tregtar vetëm në ato fasha oraresh 05:00 – 13:00. Cdo kufizim i ndodhur përpara datës 26.03.2020 nuk ka efekte ligjore sepse ende ky urdhër nuk kishte hyrë në fuqi.
- Kufizimin e lëvizjeve, në të gjithë qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë, për të gjitha kategoritë (këmbësorë, bicikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete) DUKE FILLUAR NGA ora 13:00 e ditës së shtunë, datë 21.03.2020 DERI NË ORËN 05:00 TË DATËS 23.03.2020. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore, Policia Shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike si edhe shërbimet në banesë (delivery).
Pra, lëvizja për këmbësorët, bicikletat, ciklomotorët, motomjetet dhe mjetet ka qenë e kufizuar VETËM PËR ITINERARIN NGA ORA 13:00 DATË 21.03.2020 DERI NË ORËN 05:00 TË DATËS 23.03.2020. Ndërkohë, duke qenë se ky urdhër ka hyrë në fuqi në datën 26.03.2020 edhe në këtë rast ky kufizim ka qenë i paligjshëm e rrjedhimisht kujtdo i lind e drejta të kërkojë shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga qeveria Shqiptare. Pra, cdo kufizim i ndodhur përpara datës 26.03.2020 nuk ka efekte ligjore sepse ende ky urdhër nuk kishte hyrë në fuqi.
Po ashtu, PAS DATËS 26.03.2020 NUK KA ASNJË URDHËR tjetër të botuar në fletoren zyrtare që të KUFIZOJË, NDALOJË me ligj lëvizjen e këmbësorëve, bicikletave, ciklomotorëve, motomjeteve apo mjeteve.
Cdo urdhër i dhënë nga mediat apo nga profili i facebook të KM është i paligjshëm e si i tillë cdo kufizim i lëvizjes është shkelje e rëndë e ligjit. Aq më tepër shpikja e aplikacionit “Leje-Dalje” apo që moshat e treta të mos dalin fare nga shtëpia është tejkalim ligjor dhe cmenduri totale e KM dhe shtetit policor të tij. Kjo sepse nuk ekziston asnjë akt ligjor i tillë.
- Ndakohet ofrimi i shërbimit ndaj qytetarëve nga të gjitha aktivitetet, përfshirë ato të përcaktuara në pikën 1 dhe tabelën bashkëlidhur këtij urdhri, duke filluar NGA ORA 13:00 DITËS SË SHTUNË DATË 21.03.2020 DERI NË ORËN 05:00 DATË 23.03.2020. Lista e aktiviteteve të përcaktura në tabelën bashkëlidhur këtij urdhëri hyn në fuqi NË ORËN 05:00 TË DATËS 24.03.2020.
Edhe pika 3 është njësoj si pika 1 por ka kryer 1 qartësim që 106 bizneset e tjera përvec farmaci, ushqimore, institucion financiar, nga data që hyri në fuqi ky urdhër në fletoren zyrtare dt 26.03.2020 do duhet që të gjithë këto aktivitetet të lejuara të ushtrojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri 13:00 cdo ditë të javës. Pra, cdo kufizim i ndodhur përpara datës 26.03.2020 nuk ka efekte ligjore sepse ende ky urdhër nuk kishte hyrë në fuqi.
- Punonjësit e insitucioneve financiare, të linjave të prodhimit ushqimor, dhe të gjitha aktivitetet e lejuara, sipas tabelës bashkëlidhur këtij urdhëri, do të lejohen të qarkullojnë vetëm për itinerarin shtpëi-punë.
E thënë ndryshe, të gjithë ata që janë të punësuar apo vetëpunësuar dhe që aktiviteti tregtar në të cilin janë të punësuar apo të vetëpunësuar lejohet të qendrojë i hapur (janë aktualisht rreth 106 lloje aktivitetesh tregtare që lejohen të kryejnë aktivitet), lejohet të qarkullojnë EDHE JASHTË FASHËS SË ORARIT 05:00-13:00 POR VETËM PËR ITINERARIN SHTPËI-PUNË.
Sa sqaruam më sipër, në asnjë pikë të këtij “Urdhëri”, nuk është e ndaluar apo kufizuar me fasha oraresh lëvizja e këmbësorëve, bicikletave, mjeteve, motomjeteve, ciklomotoreve apo mjeteve. Edhe në rastin e intervalit dt 21.03.2020 ora 13:00 deri në dt 23.03.2020 ora 05:00 do të kishte qenë e ligjshme nëse do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Por sic kemi konstatuar ky urdhër është botuar në datën 25.03.2020 në fletoren zyrtare nr 52 – 2020. Pra, fuqia e tij do të fillonte pas kësaj date e rrjedhimisht ndalimi apo kufizimi i lëvizjes kryer në këtë interval është i paligjshëm. Akoma më flagrant është ndalimi apo kufizimi i lëvizjes së këmbësorëve për “Leje Dalje” dhe ndalimi total i ecjes së moshave të tretave. Kurrkund deri më tani nuk ka një urdhër të tillë të publikuar përvec profilit të facebook të kryeministrit.
Për këtë shkak cilido qytetar që kërkon dhe dëshiron t’i bashkohet thirrjes për të hedhur në gjyq qeverinë shqiptare për kufizimin e lëvizjes me fasha-oraresh të pa miratuara me ligj, ju njoftojmë që ne si Studio Ligjore Aga & Goxhaj po bëjmë gati padinë kolektive dhe jeni të ftuar të na kontaktoni.
I bëjme thirrje Qeverisë Shqiptare, që të respektojë Kushtetutën e RSH dhe ligjet në fuqi dhe cdo veprim apo nisëm për marrjen e masave parandaluese ndaj COVID-19 t’a kryej sipas legjislacionit në fuqi dhe jo sipas statuseve në facebook të KM. Po ashtu i bëjmë thirrje cdo punonjësi shtetëror apo zbatuesi të urdhërave të KM që jepen nga facebook i tij apo nga mediat që thjesht marrin të mirëqëna statuset e KM, të zbatojnë ligjin sepse edhe ndaj tyre qytetarët do të ndërmarrin nisma ligjore.
STUDIO LIGJORE Aga & Goxhaj Laë Firm
Avokati Erald Aga 067 634 0 634
Avokati Altin Goxhaj 067 200 45 45
Email: [email protected]