Nga Boldnews.al
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka një repertor të gjerë sjelljeje ndaj çdo fatkeqësie, feste, apo shfaqjeje. Mendje pjellore për tu dukur në çdo lloj propaganda të pështirë, malinje për nga mënyra dhe tallëse deri në dhimbje me njerëzit që shrytëzon, kryesisht fukarallëkun dhe fatkeqësitë natyrore.
Ka nisur një stil të ri në dy ditët e fundit. Si fillim, pasi sigurohen ca qeska me ushqime bazë hidhen në një fuoristradë dhe atë duhet ta drejtojë vetë kryebashkiaku. Gjithnjë shoqërohet nga tre mjete të tjera, të mbushura jo me ushqime, por zyrtarë lokal të bashkisë, ose të Njësisë Administrartive që do vizitojë ky mjeshtër i propagandës.
Ama një automjet me pesë persona është i përbërë nga kameramanë, fotografë dhe piaristë të zyrës së shtypit të Erion Veliajt. Skenari është shkruar nga vetë kryebashkiaku. E para, kamerat duhen mbajtur ndezur, të sigurohet edhe një lidhje direkte me televizionet informative, që sot më shumë se kurrë kanë nevojë jo për të plotësuar minutazhin e programit, por për mbaështetjen e “Bos Erit”.
Këtij kryebashkiaku që edhe në kohë pandemie mbjell si virus beton dhe kulla nëpër Tiranë, duke mos e ndalur asnjë ditë punën në çimentimin e një qyteti fantazëm, sikurse është kthyer kryeqyteti në kohën e “COVID-19”.
Këshu nis filmi me metrazh të gjatë me shofer Lalin që ecën nëpër rrugët e boshatisura të Tiranës majë një fuoristrade që gulçon jo vetëm gaz karbponik, por edhe një lëndë fort të rrezikshme që prish edhe më shumë mendjet e turbulluara të njerëzve.
Tre automjete për dhjetë qese ushqime. Lali Eri ynë ia ka kaluar disa herë në kthesë shprehjes së vjetër: “nuk ia vlen barra qiranë”. Të shpenzosh kaq shumë për karburant, pagesa për punonjësit e shumtë të propagandës, teknologji për lidhjet live, shpenzime operative dhe për çfarë? Për një qese ushqime në derën e një fukarai?
Po përdhoset dinjiteti njerëzor, ku edhe për të siguruar një vaft bukë, të varfërit duhet më parë të presin deri sa të “zihet” mirë në atë tenxhere të bashkisë propaganda, kronika televizive. Madje, po instruktohen të vafrërit se si duhet të presin Lali Erin, çfarë duhet ti thonë, e me çfarë fjalësh të “përgjedhura” duhet ta falenderojnë.
Vetëm kur filmi “mbyllet me sukses”, një të moshuari, apo amvisës së varfërisë i lihet ushqimi i falur në duar.
Para se të kapërdijnë atë kafshatë mjerimi, duhet të tresin me stomakun bosh një “lëng të ndenjur” që quhet propagandë, pa të cilën Lali Eri nuk jeton dot, asnjë çast të vetëm. Por ky është kryabshkiaku ynë, që nuk shpërndan ushqime, por “gazra karbonike”, apo njerëzore në kohën e kolerës së shekullit të ri.