Ndërkohë që jo vetëm Shqipëria , por e gjithë bota janë vënë në alarm për shkak të koronavirusit dhe masat për parandalimin e tij kanë qenë drastike duke pezulluar çdo lëvizje, duket se deputeti Kujtim Gjuzi e ka marrë me të lehta.
Deputeti konservator ka publikuar disa foto ku ka treguar se si e ‘djeg’ COVID 19. Gjuzi shfaqet teksa e ka shtruar duke pjekur një qingj në hell ndërkohë që në dorë mban një bukë dhe qepë.
Postimi i plotë
Qytetare shqiptar deputeti Kujtim GJUZI ju informon se:Gezoj shendet te plot. Eshte lajmi i rreme se Kujtim GJUZI eshte me CONVID19 nga portale fallso.Nese dikush ben shaka te renda per shendetin tim ju bej me dije se: Mashtruesit dhe ata qe shperndajne lajme te pa verteta do te perballen me drejtsin.Edhe nje her ju njoftoj se gezoj shendet te plote dhe jam ne dispozicion si edhe shikoni ne foto te familjeve ne nevoj sikurse sot ne mengjes 08 00 jam gjendur ne njesine administrative nr 4 TIRAN duke zgjidhur permes kryetares se ksaj njesie emergjencen ushqimore 50 familjeve te kumunitetit ROM dhe EGJIPTIAN e duke vijuar diten e punes ne vizit ne burgun e siguris se lart ne FUSHE – KRUJE e po ashtu derguam ne SHKODER nje femije qe e shihni ne foto. Miq gezoj shendet te plote dhe jam disponibël bashke me stafin tim.Lutem telefononi per cdo emergjenc tuajen ne telefon 003955 0682034007 Ec KUJTIM GJUZI