Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes dy zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Punëve të jashtëme të Kosovës.
Sipas mediave kosovare zyrtarët e kësaj ministrie janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke degjeneruar deri në përleshje fizike.
Dy personat e konfliktuar janë Drejtori i Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm, ku njëri prej tyre ka mbetur i dëmtuar nga goditjet e marra.
Ndërkohë që zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka sqaruar se janë marrë në pyetje të dy personat dhe më pas janë lënë të lirë pas urdhërit të prokurorit.
“Ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy personave dhe ka kaluar në lëndim trupit në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë rreth orës 10:00. Personat e përfshirë janë intervistuar nga Policia e Kosovës dhe se të njëjtit janë liruar pas urdhrit të prokurorit”, ka thënë Ahmeti













