• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Profil/ Don Giuseppe, prifti që mundi koronavirusin

23:45 : 24/03/2020
në AKTUALITET, BOTA

MotoGuzzi i vjetër dhe i zhurmshëm bashkë me kaskën e dale boje që lëvizte rrugëve të Casnigos në Bergamo, nuk do te dëgjohet më. Drejtuesi i motorrit më të njohur në zonë, ka ikur nga kjo botë.

Duke u gdhirë 16 marsi, ndërroi jetë në një spital në Lovere në Bergamo, prifti 72 vjecar, don Giuseppe Berardelli. Në fillim, lajmi mbushi gazetat dhe portalet e vogla lokale. Sot, pas një jave, është më i lexuari në mediat më të mëdha të botës, dhe cdokush po flet për të.

Pse?

Sepse prifti bëri një sakrificë sublime, duke hequr dorë nga respiratori i tij që mund ta mbante në jete, per tia dhënë dikujt më të ri, që kishte nevojë në këto ditë të pandemisë së Koronavirusit, që më shumë se kudo, ka goditur pikërisht në qytetin verior të Italisë, Bergamo.

Gjesti i don Giuseppes ka prekur mbarë globin. Miqtë e tij, në qytezën e bukur Casnigo ku kishte shërbyer gjithë jetën, i kishin siguruar një ventilator, kur ai doli i infektuar. Por duke parë nevojat e mëdha, dhe kur dalloi që kishte të rinj në këtë ditë të vështirë, ai e refuzoi paisjen që do ti jepte një shans për të vijuar jetën.

Ta marrë ndonjë i ri, ka thënë ai me vendosmëri. Iku sic i takon një prifti, tha infermierja që i bëri trajtimin e fundit. Të tjerë njerez të afërt me të u shprehën se ai ra si hero në fushën e betejës. Në një kohë pezmi dhe ankthi si kjo, të tilla histori frymëzuese të mbushin zemrën. E tillë kurajo të bën të mendosh se asnjë semundje nuk mund ta mposhtë në të vërtetë forcën e njeriut.

Lexo edhe:

No Content Available

Giuseppe Berardelli shërbente si prift prej 48 vitesh. Në qytezën ku qendroi më shumë deri në frymën e fundit, ai mbahet mend nga të gjithë për buzëqeshjen e përhershme dhe ndihmën që u jepte të varfërve.

Dhe po ashtu, për shëtitijet me motorrr. Shtypi ka zbuluar shumë këto ditë nga jeta e tij. Qe i zoti në mbledhjen e ndihmave financiare për të pamundurit, dhe zor se dikush ja mbyllte derën.

Disa media e kanë krahasuar me shejtin Maksimilian Kolbe, prifti polak që dha jetën në kampin e shfarosjes në Aushviz, në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Kolbe u vetofrua në vend të një burri që u lut t’i falej jeta pasi kishte familje. Oficerët nazistë kishin vendosur të dënonin me vdekje 10 të dënuar duke i mbyllur në gropën e urisë, pas një arratisje që kishte ndodhur. Kolbe zëvendësoi njërin prej tyre, duke dalë vullnetar.

Prifti italian ka dëshmuar kështu misionin e lartë të shërbëtorëve të zotit dhe guximin e tyre. Shpesh, mjafton një lajm i keq për një abuzim të një rregulltari, për të mjegulluar gjithë kishën. Por janë dëshmi si kjo, që tregojnë se pa pretenduar lavdi, shumë prej tyre janë në krah të njerëzve dhe të të pamundurve, edhe me sakrificën më sublime.

Mapo.al

LEXO EDHE: 

I dha respiratorin një të riu, vdes nga Covid 19 prifti 72-vjeçar

Etiketa: Giuseppe Berardelli

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Pasojat nga koronavirusi/ Pentagoni: Mund të kemi kaos politik në disa vende

TË GJITHA

Zemërim, xhelozi e probleme me partnerin! Javë është e vështirë për këto 3 shenja

09:15 : 29/07/2025

Plagosi 70-vjeçarin për lojën domino dhe u largua me thikë në dorë, arrestohet autori

09:09 : 29/07/2025

Stuhia dhe shirat shkaktojnë dëme në Elbasan

08:57 : 29/07/2025

Shërbimi serb përdor softuer të diskutueshëm vëzhgimi prej një dekade! Çfarë është UFED?

08:40 : 29/07/2025

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

08:25 : 29/07/2025

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025

Pas Kosovës edhe italianët nisin “të braktisin” Shqipërinë, bien hyrjet në qershor

08:14 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com