Edhe pse është në opozitë dhe nuk ka drejton asnjë institucion, ish-kryeministri Sali Berisha gjen kohë për t’i dëgjuar të gjithë. Në faqen e tij të facebook, shpesh iu referohet qytetarëve dixhitalë por këtë të enjte ka takuar personalisht një qytetar.
Berisha ka ndaluar ditën e sotme në selinë e PD-së, për të takuar një të pastrehë, i cili ishte bashkë me fëmijën e mitur aty.
Gazeta Panorama ka publikuar fotot e momentit, kur Berisha del nga mjeti i tij për të takuar qytetarin. Ky i fundit i tha Berishës: “Jam i pastrehë dhe po na marrin shpirtin”, raporton Panorama.