Detaje të reja dalin nga Familja në Vlorë e infektuar me COVID 19, babai 59 vjeçar me inicialet P, ka shitur qofte afër Postës, dhe të gjithë personat që mund të kenë blerë këto ditë qofte me buke, të bëjnë analizat.
Në qytetin e Vlorës dyshohet se janë 4 persona të infektuar me koronavirus. Këta persona janë nisur menjëherë drejt Tiranës. Gjyshja 77 vjeçare gjyshja( nga nëna), 59 vjeç babai, 50 mamaja dhe 24 djali. Bëhet e ditur se nipi 24-vjeçar ka qenë në levizje dhe dyshohet se ai mund t’i këtë infektuar. Nipi ka ardhur para disa ditësh nga Bergamo dhe më pas ka ikur në Gjermani. Nipi ka ardhur që në datën 8 në Shqipëri dhe ka ikur në datën 20 në Gjermani. Familja banon pranë Postës Qendrore të qytetit dhe përbëhet nga 5 anëtare, njëri prej tyre ka rezultuar negativ. /Vloranews