Qytetarët shqiptarë mbase janë të vetmit në botë të cilët përveç frikës nga koronavirusi, por përballen me presion dhe kërcënime nga pushteti.
Njoftimi i bërë në faqene e Facebook Nga Bashkia e Lushnjes, ngjan më shumë me lajmërimet e gestapos gjermane, apo urdhrat komunistë pas 45-ës se sa me Shqipërinë e vitit 2020.
Mesa duket kryebashkiaku lushnjar Fatos Tushe, për të rënë në sytë e shefit, kërcënon me masa të tmerrshme qytetarët të cilët do të thyejnë karantinën dhe nuk do të zbatojnë urdhërat dhe masat e dhëna nga Edi Rama.
‘Kush nuk merr vesh me të mirë do mësojë me pahir’, ëhstë një nga frazat kërcënuese me të cilat kryebashkiaku ju drejtohet qytetarëve.
Ja njoftimi i Bashkisë së Lushnjës:
🔴 NGA TANI, E SHTUNË, ORA 13.00, DERI TË HËNEN, ORA 05.00, TË GJITHË NË SHTËPI!
🔴 KUSH NUK DO TË DËGJOJË, LE TA PROVOJË DHE DO TA SHIKOJË SE SI MEQË NUK MERR VESH ME TË MIRË, DO TA MËSOJË ME PAHIR!
🔴 NJË PAKICË E VOGËL FARE, PO MËSE E MJAFTUESHME PËR TË NA ÇUAR DREJT NJË KATASTROFE KOMBËTARE, NUK MUND TË HEDHË NË PLEHRA REZISTENCËN E MADHE POPULLORE QË 99% E SHQIPTARËVE PO E BËJNË MREKULLISHT!
🔴 NJË TUFE TË PABINDURISH, TRADHËTARË LUFTE QË PËRHAPEN RRUGËVE SI VIRUS SHOQËROR, PËR T’U KTHYER NË BAZA USHTARAKE TË ARMIKUT QË BOMBARDON PËRMES TYRE, DO T’I PËRGJIGJEMI ME GJUHËN E FORCËS LIGJORE E POLICORE👊
🔴 KËTË LUFTË DO TA ÇOJMË DERI NË FUND ME ÇDO ÇMIM E ÇDO MJET, SI NJË FAMILJE E VETME DHE PA ASNJË TOLERANCË PËR TRADHËTARËT MES NESH🇦🇱
#qëndronështëpi
#Frikaspak,kujdespo