Drejtoresha e laboratorit të mikrobiologjisë klinike, virozave e bioemergjencave të spitalit Sacco të Milanos, Maria Rita Gismondo, duke shpjeguar situatën e atjeshme, ka thënë se: “Nuk po kuptojmë çpo ndodh në Lombardi. Virusi mund të ketë ndryshuar”!
“Në Lombardi ka diçka që nuk po kuptojmë. Kemi kapërcyer numrin e viktimave të Kinës, në një zonë infinitisht të vogël në krahasim me Kinën e një periudhë kohore kaq të ngushtë.”
“Po ndodh diçka e çuditshme, thotë ajo, virusi në Lombardi është kaq agresiv sa nuk mund të shpjegohet. Hipotezat se pse janë të gjitha të vlefshme e një prej tyre është se virusi ndoshta ka ndryshuar.”
Ekspertja e mikrobiologjisë së spitalit të Milanos apelon botën e shkencës të bashkohen për të kuptuar. Nëse punojmë së bashku dhe e studiojmë, ndoshta arrijmë të kuptojmë se ç’po ndodh”, thotë ajo.