• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Propaganda ruse kundër Evropës në kohën e koronavirusit

14:28 : 21/03/2020
në BOTA

A po e përdor Rusia krizën Corona për të përhapur Fake News? Vëzhguesit evropianë thonë se në mediat ruse ka shenja të këtilla.

Transmetuesi rus i lajmeve “Sputnik” pohon, se virusi Corona është zbuluar në Letoni, sepse “atje ka shumë biologë dhe farmacistë të talentuar”. Burimet tjera të afërta me Kremlinin thonë, se virusi është krijuar në laboratorin britanik ushtarak “Porton Down”, afër Salisbury.

Vëzhguesit e Komisionit Evropian të BE-së kanë analizuar 80 raste të prezantuara në mediat ruse, në platformat apo autorët e afërt me Kremlinin. Por a mund të flitet për një fushatë të organizuar dhe luftë speciale të propagandës kundër Perëndimit?

Mesazhet e pasakta

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Pjesët nga mediat ruse që botohen nën titullin “Kremlini dhe dezinformatat për virusin Corona”, në web-faqen euvsdisonfo.eu janë tepër kontradiktore. Mund të fitosh përshtypjen se këto përpjekje për dezinformim janë kundërthënëse, thuhet në shpjegim. Për shembull, në “Oriental Review” që është i afërt me Kremlinin shkruan: “Kur të kalojë paniku, do të shohim se nga Covid-19 do të ketë më pak të vdekur se nga një grip normal”. Në artikull flitet për motive raciste si një pjesë e fabrikimeve me frikën nga Corona.

Në portalin “Geopolitica” nga ana tjetër, Alexander Dugin, shpjegon të kundërtën. Nacionalisti rus dhe një nga ithtarët e kishës ortodokse ruse thotë se virusi Corona do të ndryshojë tërë rendin botëror, pas “marshimit të tij në planet”. Ai thotë se zotërit do të hakmerren ndaj stilit perëndimor të jetës.

Por çfarë fshihet pas këtyre pohimeve dhe a mund të flitet për plane të caktuara? Qëllimi është krijimi i pasigurisë tek njerëzit në botën perëndimore, krijimi i “mosbesimit dhe pasaktësisë”, mendojnë ekspertët evropianë. Peter Stano, zëdhënësi i shërbimit të BE për politikë të jashtme, thotë: “Ne kemi vërejtur se ka një rritje të informacioneve të rreme që vijnë nga hapësira jashtë BE, ndër tjerash edhe nga Rusia, nga burimet e afërta me Kremlinin”. Rusia nuk është burimi i vetëm, por kushdo të jetë, ai është duke luajtur me jetën e njerëzve.

Përgënjeshtrimet dhe interpretimet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka përgënjeshtruar këto pohime, të publikuara fillimisht në “Financial Times”. “Këto janë akuza të pabaza dhe një obsesion me Rusinë”, tha ai duke shtuar: “Kritikat janë absurde dhe pa dëshmi konkrete”.

Përgënjeshtrimi është mbështetur menjëherë nga “Russia Today”. Nebojsa Malic, i cili prezantohet si gazetar serbo-rus, shkruan: “Kur nuk mund të bësh asgjë tjetër, atëherë fajëson Rusinë. Po shihet qartë se qëllimi është të hiqet vëmendja nga pandemia me virusin Corona dhe të fajësohet Rusia”.

A qëndron Kremlini pas propagandës?

A po e shfrytëzon vërtet Kremlini virusin Corona për të nxitur opinionin kundër Evropës? Eksperti britanik për Fake-News, Ben Nimmo, i cili vëzhgon rregullisht mediat ruse, pohon se është pak e mundur që “Putini të kapë telefonin dhe të kërkojë një gjë të tillë”. Nuk është fare e nevojshme, që të organizohet një fushatë e orkestruar nga një vend. “E gjitha tingëllon më shumë si një atmosferë e toneve antiperëndimore e më pak si një fushatë e lidhur drejtpërdrejt me Kremlinin”.

Në rastin e goditjes me raketë të avionit Malaysia Airline MH17 apo aneksionit të Krimesë, gjërat janë zhvilluar më ndryshe. Në të dy rastet, në të gjitha mediat, janë publikuar tekste me fjalë të njëjta, që do të thotë se urdhri ka ardhur prej aparati qeveritar. Tek Corona kjo nuk është e domosdoshme, thotë Nimmo, sepse redaksitë si Russia Today apo Sputnik e dinë se Perëndimi duhet të prezantohet sa më keq.

Europarlamentari nga partia ekologjiste dhe eksperti i Rusisë, Sergey Lagodinsky thotë se raportimet në mediat ruse për virusin Corona janë “një dëshmi më shumë e raporteve mes vendeve tona”. Tenori është që Rusia vet ka pak raste, ndërsa BE është goditur shumë rëndë. Në këtë mënyrë përpiqen të përhapin panik.

Politika e jashtme

Agnieszka Legucka nga ThinkTank “Carnegie Europe” thotë, se mediat ruse kanë resurse dhe fuqi të mëdha transmetimi. “Prej vitit 2020 ato janë duke përhapur lajme të rreme për virusin Corona me qëllim që të krijohet mosbesim tek institucionet e shtetit dhe institucionet e shëndetit në Evropë.” Ajo i quan këto media ruse si burime të Fake News, siç është edhe “Internet Research Agency”, e pronarit Yevgeny Prigozhin, një mbështetës i fuqishëm i Putinit.

Legucka pohon: “Me metoda dhe kanale të ndryshme, pala ruse po përpiqet të përhapë informacione të rreme, me të cilat kontestohet politika dhe institucionet evropiane. Shikuar nga strategjia ruse e politikës së jashtme, mund të konstatohet se kjo propagandë ruse nuk do të ndalet”/DW.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

"24 orë më herët izolim, 40% më pak të infektuar"/ Pedagogia Vongli apel shqiptarëve: E nesërmja është në dorën tonë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com