• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot romët, nesër ne, pasnesër nuk mund të lash duart kryeministër…!

19:22 : 19/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Të bësh demagogji, propagandë dhe ironi “therëse” për ata që kundërshtojnë nuk është më arma e fortë që ka kryeministri ynë në këto momente. Me urdhra të shkruara nga mesazhet telefonike si “masa” kundër përhapjes së coronavirusit mund të shtyhen disa ditë, por jo më shumë se dy javë.

Komuniteti rom kudo në vend ka dalë në protestë para njësive administrative apo bashkive të vendit. Janë shtresa më e brishtë dhe me mungesë të theksuar në strehim, ushqim dhe arsimim.

Në Elbasan, një numër i madh qytetarësh të komunitetin rom dolën në protestë sot duke kërkuar ushqime. E thyen karantinën e kryeministrit në kërkim të një vafti ushqim për veten dhe fëmijët. Nuk u ngopën aq shumë nga propaganda e kryeministrit tonë.

Përkundrazi, edhe pse jo shumë të arsimuar (kjo jo për përgjegjësi të tyre), ata dinë mirë të deshifrojnë shuma me shifra të frikshme qindra milionë euro që merren nga taksat qytetare dhe u jepen një grushti të vogël biznesmenësh të fuqishëm, që prej shtatë vitesh kanë marrë me të drejtë statusin e oligarkëve.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Rama duhet ta dijë mirë se kjo valë nuk kalon me batuta: “hajde këtu ti i ziu, i kam qejf të zinjtë…”. Sot kudo po dalin në rrugë pjestarë të komunitetit rom, që deri dje ishin lënë ashtu në heshtje sikur nuk ekzistonin, madje edhe ajo foto e parë e Erion Veliaj si ministër i kabinetit të parë të Ramës me një fëmijë rom në duar, është bërë aq e vjetër sa nuk i hyn në punë askujt më.

Komuniteti rom mbijeton kryesisht duke shitur rroba të vjetra, ose mbledhur pjesë metalike, kanaçe dhe plastikë nëpër kazanët e mbetjeve. Që të dyja këta “sektorë” janë mbyllur ku askush nuk shet më, por vetëm blihet nëpër furra buke, markete, treg fruta-perimesh dhe farmaci.

Gjithçka tjetër është në kolaps pas shpërthimit të coronavirusit. Masat shtrënguese janë vetëm një hap, por kudo në botë shoqërohet menjëherë me nisma lehtësuese dhe ndërhyrje të qeverisë për tu ardhur në ndihmë si shtresave në nevojë, ashtu edhe biznesit për tu rimëkëmbur.

Në mungesën e plotë të shpërndarjeve ushqimore, romët kanë dalë në protestë në Elbasan, Tiranë dhe në çdo rreth tjetër të vendit. Kërkojnë ushqime dhe detergjentë, por kanë gjetur vetëm një gardh njerëzor me punonjës të policisë bashkiake apo të rendit që u kërkojnë që të largohen.

Pikërisht kur shihen turma protestuesish, kryeministri lëshon urdhëresën tjetër: “Nuk lejohet qarkullimi më shumë se dy vetë…” dhe nëse e shkelin këtë rregull do të gjobiten. Protestuesit rom ishin me dhjetëra, ndërsa në Elbasan me qindra, le ti vihet edhe atyre një “gjobë”…!

Nuk do të jenë të vetmit, pasi sot kanë dalë ata, nesër nuk është aspak çudi që të shpërthejnë edhe familje të tjera që mbajnë frymën nga përkrahja ekonomike, apo pasgesat qesharake të kempeve.

Janë jo pak por 300 mijë familje në të gjithë vendin që gjenden të ngujuar në banesa për shkak të virusit të tmerrshëm “COVID-19, i cili po gjunjëzon botën, por ndryshe nga vendet e tjera, në Europë nuk firmosen tendera dhe koncesione për një grusht obligarkësh, por jepen vendime dhe lëvrohen miliarda euro në mbështetje të ekonomisë dhe të kategorive të ndryshme shoqërore që janë në nevojë.

Sot kanë dalë romët, nesër të tjerë dhe ditët në vijim kryeministri nëse nuk merr masa që më së paku të ndalë dorën që hedh firmë që zbraz boxhetin e shtetit nuk mund ta kalojë me…lani duart!

Etiketa: Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

"Jemi në një anije"/ Rama: Të luftojmë ose të vdesim të gjithë bashkë

TË GJITHA

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com