Mbrëmjen e djeshme, klubi i Juventusit konfirmoi se mesfushori i tyre, Blaise Matuidi kishte rezultuar pozitiv me coronavirus. Francezi kështu është bërë futbollisti i dytë i prekur te bardhezinjtë, pas mbrojtësit Daniele Rugani.
Ndërsa pas këtij lajmi, Blaise Matuidi, ka reaguar në rrjetet sociale duke i siguruar të gjithë për shëndetin e tij:
“Unë jam një bartës asimptomatik i virusit, i vetëdijshëm se kam privilegjin e futbollistit profesionist dhe për këtë arsye përfitoj nga monitorimi i rregullt dhe i shkëlqyeshëm i shëndetit”.
“Nëse nuk do të kisha qenë i tillë, mbase nuk do ta dija kurrë se isha prekur. Jam i fortë, morali im është aq i lartë, sa ai i familjes sime”. – ka thënë 32-vjeçari.
Je suis positif.
Je suis positif, je suis fort, le moral est bon.
Je suis positif, nous ressortirons collectivement plus forts de cette épreuve.
Merci pour vos messages d’amitié et de soutien. Restons disciplinés et unis.
Je suis positif, nous allons le faire. pic.twitter.com/iEEf3SMmeV— Blaise Matuidi (@MATUIDIBlaise) March 18, 2020