Nga South China Morning Post – Përshtati Boldnews.al
Njerëzit që shfaqin simptoma të koronavirusit mund të testohen me anë të jashtëqitjes, si një mjet alternativ për të kontrolluar nëse janë ose jo të prekur nga virusi, thonë ekspertët e Universitetit Kinez të Hong Kongut. Studimi i tyre konfirmoi se Covid-19 mund të transmetohet përmes feçeve.
Studiuesit, kohët e fundit testuan 339 monstra të feçes, pështymës, gjakut, urinës, lëngjeve të hundës nga 14 pacientë me Covid-19 në Hong Kong.
Ndryshe nga analizat e tjera, koronavirusi u zbulua në mostrat fekale në të gjithë 14 pacientët, pavarësisht shkallës së sëmundjes.
Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me higjienën në tualetet publike tani që ishte konfirmuar që koronavirusi mund të transmetohej përmes jashtëqitjes. Kjo për faktin se pacientët e infektuar nuk kishin zgjidhje tjetër përveç se të preknin butonat ndezës dhe çezmat përpara se të mund të lanin duart, tha ai.
Profesori Francis Chan Ka-leung tha që ata që punonin në qendrat e kujdesit për të moshuarit dhe duhej të ndihmonin njerëzit në tualet duhej të ishin të kujdesshëm. Nëse ata preknin rastësisht jashtëqitjen dhe pastaj jepnin ushqim, atëherë banorët e moshuar mund të infektoheshin.
“Kujdestarët dhe mbajtësit e ushqimit duhet të jenë veçanërisht vigjilentë për higjenën e duarve të tyre,” shtoi Chan.
Shkolla mjekësore e universitetit do ta zhvillonte studimin më tej duke testuar 100 persona asimptomatikë që lëviznin në qendrat e karantinës shtetërore.
Profesori David Hui Shu-cheong u bëri thirrje qytetarëve të mbushnin ujë të mjaftueshëm në WC e tyre, dhe të mbyllin kapakët e tualetit.
I pyetur në lidhje me studimin e universitetit në një konferencë të përditshme për shtyp të Martën, Dr Chuang Shuk-kwan nga Qendra për Mbrojtjen e Shëndetit tha që qeveria ishte e vetëdijshme për këtë studim që do të vazhdojë, pa dhënë detaje të tjera.
Dr Linda Yu Wai-ling, një drejtuese kryesore në Autoritetin Spitalor, tha: “Nëse një pacient ka diarre, autoriteti do të mblidhen dhe do testojnë mostrën e jashtëqitjes”.