• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Pacientët vdesin me vetëdije të plotë’/ Mjekja italiane rrëfen tmerrin e koronavirusit

21:37 : 13/03/2020
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Italia po lufton. Më shumë se 17 mijë njerëz të infektuar. Më shumë se 1200 të vdekur. Klinikat janë në limite. Mjekët flasin për një cunami që po i merr përpara.

“Lufta ka shpërthyer,” shkruan Daniele Macchini, një ndihmësmjek nga Bergamo, në një postim të shpërndarë mijëra herë në Facebook. “Betejat luftohen ditë dhe natë, pa ndërprerje. Të pafatët vijnë njëri pas tjetrit në urgjencë. Ata kanë qëndruar në shtëpi për një javë ose dhjetë ditë me temperaturë dhe pa dalë, por tani nuk munden më. Nuk furnizohen mjaftueshëm me oksigjen. Diagnoza është gjithmonë e njëjtë: pneumoni bilaterale”.

Pacientët që vijnë në urgjencë i kanë buzët me ngjyrë blu. Christian Drosten, krye-virologu i Berlin Charite, gjithashtu thotë në një intervistë për NDR: “Këto raste po e mbingarkojnë urgjencën. Nuk di ku të gjesh aparatet e frymëmarrjes. Kjo është ajo që po ndodh në Itali tani”.

Macchini: “Ndërsa ka ende njerëz në median sociale që mburren se nuk kanë frikë, katastrofa epidemiologjike po ndodh. Nuk ka më kirurgë, urologë dhe kirurgë ortopedikë. Ne jemi thjesht mjekë, pjesë e një ekipi të vetëm që po përpiqet që të ndalë këtë cunami”.

“Duket sikur ata po mbyten”

Lexo edhe:

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

Francesca Cortellaro, shefe e departamentit të urgjencës në spitalin ‘San Carlo Borromeo’ në Milano e përshkruan situatën dramatike në mënyrë shokuese.

“A e dini cila është gjëja më e keqe?” thotë ajo për gazetën ‘Il Giornale’. “Të shohësh se si pacientët vdesin të vetmuar. Të dëgjosh se si luten që t’u thonë lamtumirë fëmijëve dhe nipërve të tyre”.

Pacientët me koronavirus shtrohen vetëm në spital, të afërmit nuk lejohen t’i shoqërojnë.

Cortellaro: “Dhe kur vdesin, ata e ndjejnë. Ata janë të vetëdijshëm, nuk kanë ikur. Ata ndjejnë sikur po mbyten. Por ngadalë”.

Më tej ajo shton: “Të fundit e përjetova sonte në mbrëmje. Ishte një gjyshe. Dëshironte të shihte mbesën e saj përsëri. Kështu që nxora telefonin dhe e thirra përmes videos. Ata i thanë lamtumirë dhe menjëherë pas kësaj, gruaja na la. Tani kam një listë të gjatë me video-telefonata. Unë e quaj lista e lamtumirës”.

Për pacientët e saj, ajo dëshiron që të kenë nga një iPad të veçantë. Në këtë mënyrë do të mbajnë kontakte të ngushta me të afërmit e tyre. “Tre ose katër do ishin të mjaftueshme për të mos i lënë të vdesin vetëm”.

Për të shmangur situata si kjo në Itali, është e rëndësishme të shtohet numri i pajisjeve të frymëmarrjes nëpër spitale.

Se çfarë misioni sizifik është ky, e tregon profesor Stefano Muttini, drejtor i Departamenetit të Anestezisë dhe Ventilimit në spitalin ‘San Carlo Borromeo’ në Milano. Ai tha për gazetën ‘Il Giornale’: “Ndjehem sikur jam në një cunami. Pavarësisht se dua të luftoj, nuk mundem të ndihmoj. Reparti im kishte tetë shtretër. Pastaj shtova edhe shtatë të tjerë, pastaj edhe tetë, pastaj edhe 16, të dielën në mëngjes edhe gjashtë. Deri në drekë u mbushën të gjitha sërish. Për një moment u ndjeva i mundur”. /BILD

 

Etiketa: #koronavirus#boldnews

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Nuk zbatoi rregullat anti-Covid, Apple ndërpret marrëveshjen me Rita Orën

11:56 : 06/01/2021
SHOW BIZ

Kaloi Covid-19 pak muaj më parë, Eni Koçi zbulon shqetësimin serioz që po përjeton

10:05 : 03/01/2021
SHOW BIZ

Aktori i njohur merr masa drastike në burg për të shmangur infektimin me Covid

15:01 : 23/12/2020
AKTUALITET

I infektuar me Covid-19, Bujar Qamili shtrohet me urgjencë tek Spitali Infektiv

12:45 : 23/12/2020
SHOW BIZ

Liberta Spahiu tregon eksperiencën e saj me Covid-19

08:58 : 13/12/2020
SHOW BIZ

Naim Abazi dhe Mihrije Braha fitojnë luftën me Covid-19

12:19 : 12/12/2020
Para

Koronavirusi/ Kosova mbylli kufijtë me të gjitha shtetet

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com