Nga Debora MacKenzie
Paralel me shtimin e shpejtë të të prekurve me koronavirus, hulumtime masive dhe përpjekje të mëdha janë në kryerje e sipër në mënyrë që të kemi një ilac kundër tij. Me mijëra njerëz të cilët tashmë kanë virusin covid-19, gjetja e një ilaçi mund ta ndalonte atë të përhapej më tej. Për të patur një reagim sa më të shpejtë, ekspertët po shqyrtojnë listat e barnave ekzistuese që mund të kenë efekt mbi virusin, krahas kërkimeve për të tjera ilaçe.
Në krye të paketës është remdesivir, një ilaç antiviral eksperimental, që tani po provohet gjerësisht tek pacientët në Kinë dhe SHBA, përfshirë edhe 13 persona që ishin në krocerën “Princes Diamond”. Shpresohet që ilaçi, i cili nuk u provua rezultativ kundër Ebolas në 2014 ndonëse i kaloi testet e sigurisë, të mund të jetë efektiv dhe të ndalojë përsëritjen e virusit covid-19. Prodhuesi i këtij ilaçi, firma amerikane Gilead Sciences, është në fazën e testimit të rezultateve të cilat përfundojnë në prill.
Janë në shqyrtim edhe trajtimet me kaletra, një kombinim i dy ilaçeve anti-HIV që ndalon përhapjen virale dhe që siç thuhet ka patur rezultat kundër covid-19 në Kinë.
Chloroquine, një ilaç antimalarik që përdoret gjerësisht kundër malaries, gjithashtu po shikohet si një shpresë. Studimet tregojnë që ky ilaç ndalon përsëritjen e virusit SARS dhe pushtimin e qelizave prej tij, dhe po ashtu mund të jetë me efekt kundër virusit covid-19. Udhëzimet e trajtimit në Kinë tani rekomandojnë dy doza me 500 miligram çdo ditë.
Një qasje tjetër është të përdoren proteinat e quajtura monoklonale, antitrupa që synojnë shkatërrimin specifik të virusit nga sistemi i imunitetit. VirBioteknologjia në SH.B.A. ka prodhuar antitrupa monoclonal për virusin covid-19, dhe i ka testuiar në një diagnostikim eksperimental. Tani planifikon, që bashkë me firmën kineze WuXi Biologics, t’i provojë ato si një trajtim. Edhe kompania amerikane Regeneron po krijon antitrupa të ngjashëm.
Një ekip në Imperial College London ka përdorur inteligjencën artificiale për të vlerësuar ilaçet ekzistuese, si një mundësi premtuese, dhe ka identifikuar një ilaç reumatoid të artritit, baricitinib (The Lancet, doi.org/dph5). Ky ilaç bllokon shtegun që përdor virusi covid-19 për të pushtuar qelizat, dhe eleminon interleukin-6, që shkakton dëm vdekjeprurës të imunitetit tek rastet e rënda. Një antitrup i quajtur tocilizumab tashmë është duke u përdorur në Kinë për të bllokuar interleukin-6 te njerëzit me covid-19.
Por për njerëzit që nuk preken nga virusi gjatë kësaj pandemie – dhe për gjeneratat e ardhshme – do të nevojitet një vaksinë. Kompania franceze Sanofi është duke punuar në hibridizimin e virusit covid-19 me një baculovirus të padëmshëm të provuar tashmë si vaksinë ndaj gripit, duke planifikuar ta bëjë në sasi masive nëse funksionon si një vaksinë kundër covid-19.
The Coalition for Epidemic Preparedness Innovations (CEPI) (Koalicioni për Inovacion dhe Përgatitje Epidemike) i krijuar në vitin 2017 nga fondacioni Gates dhe disa qeveri për të zhvilluar vaksinat për sëmundje të reja, po mbështet disa variante të tjera ilaçesh. “Ne u krijuam për t’iu përgjigjur saktësisht kësaj situate,” thotë zëdhënësi Jodie Rogers. CEPI planifikon të ketë të paktën një vaksinë deri në maj. Nëse provat kanë sukses, ajo planifikohet të jetë në dispozicion në “qindra milion doza” deri në fillim të vitit 2021. Këtë javë, CEPI njoftoi se do të mbështeste një vaksinë të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, i cili është bërë nga virusi Vaccinia, i përdorur dikur në vaksinat e mëlçisë, që mbante një proteinë të jashtme të covid-19. Grupi gjithashtu do të mbështesë edhe një vaksinë nga firma amerikane Novavax e bërë nga “nanopjesë” proteinike, plus një kimikat stimulues imun.
CEPI ka nisur tashmë katër projekte të tjera vaksine për covid-19. Firma amerikane Inovio kishte punuar në një vaksinë të ADN-së për virusin e lidhur MERS, dhe thotë se nisi një për covid-19 vetëm 3 orë pasi sekuenca e gjenit për virusin u botua në 10 janar. Planifikohet studimi klinik në prill dhe mund të ketë një milion doza deri në dhjetor, nëse trajtimi me të funksionon.
Vaksinat e ADN-së janë unaza materiali gjenetik që hyjnë në qelizat tona dhe prodhojnë proteina virale që rrisin imunitetin. Sidoqoftë, ata kurrë nuk janë provuar tek njerëzit nga frika se mund të ndikojnë në genet tona ose mund të shkaktojnë dëmtime të imunitetit.
Vaksinat e ARN-së nuk paraqesin të njëjtat probleme. CEPI po mbështet një nga CureVac në Gjermani dhe një tjetër nga Moderna në SH.B.A., i cili kohët e fundit bëri vaksina të mjaftueshme për provat e sigurisë njerëzore në kohë rekord prej 42 ditësh. Përkrahësit thonë se vaksinat e ADN-së ose ARN-së, ndryshe nga disa vaksina konvencionale, nuk mund të shkaktojnë sëmundje, janë të qëndrueshme, të lira për prodhimin në masë dhe efektive në doza të vogla – të gjitha përfitime në këtë urgjencë pandemike.
Koalicioni po mbështet gjithashtu vaksinat më konvencionale, duke përfshirë një proces për të bërë proteina virale nga Universiteti i Queensland në Australi, dhe një vaksinë e proteinave virale nga Clover Biopharmaceuticals në Kinë, plus një vaksinë që shton imunitetin që prodhohet nga firma britanike GSK. 48 propozime të tjera janë ende duke u shqyrtuar. New Scientist