Kryeminsitri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin ‘Opinion’ foli për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria pas mbërritjes së pandemisë që ka pushtuar botën.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se përse Shqipëria nuk mori masa që në momentin që koronavirusi arriti në Itali, Rama tha se nuk mund të merreshin masa drastike pa ardhur virusi, pasi nuk do mund ta ndalnin, thjeshtë do të pengonin ecurinë e jetës dhe ekonomisë.
‘Të gjitha vendet nuk kanë shumë zgjedhje pasi rruga është e njëjta. Ajo që ndryshon është intensiteti I marrjes së masave. Ne kemi zgjedhur një plan të mirëmenduar. Përshkallëzimi i Masave është I domosdoshëm. Përmes masave ne mund të ngadalsojmë përhapjen dhe mund të garantojmë qendrueshmërinë e sistemit shëndetësor dhe mund të fitojmë kohë dhe të besojmë ekspertët se rritja e temperaturave dobëson virusin. Ne kemi reaguar në kohën e duhur, nuk mund të merrnim masa drastike para ardhjes së koronavirusit. Nëse mbyllja e kufijve do të pengonte virusin që të hynte në një vend atëherë do të ishte e pamundur të ndodhte murtaja e mesjetës’, deklaroi Rama.