• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Censurë dhe sulm medias, shoqatat e gazetarëve reagojnë ashpër ndaj Ramës

20:30 : 12/03/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Shoqatat e gazetarëve dhe disa media, kanë reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe censurës së plotë që po aplikohet, ndërkohë që vendi përballet me Covid-19. Të gjitha informacionet që u përcillen publikut, vijnë prej qeverisë dhe gazetarëve nuk u lejohet të marrin informacion të pavarur nga personeli mjekësor, duke krijuar kështu një situatë censure të plotë.

“Qeveria ka monopolizuar informacionin duke e bërë thuajse të pamundur marrjen e informacioneve indipendente, duke mos lejuar personelin mjekësor të flasë me gazetarët dhe duke e kufizuar totalisht verifikimin e deklaratave të shtypit. Praktikisht, e vetmja “e vërtetë” me shifra apo të dhëna mbi virusin, i bie të jetë ajo që lexojnë zëdhënësit e Qeverisë. Ky kufizim i informacionit, përveçse anti-kushtetues është dhe i dëmshëm. Nëse jemi në një situatë të panjohur e të paqartë, kjo është VETËM faji i Qeverisë që nuk ka arritur të komunikojë qartësisht situatën ditë pas dite”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë citohet edhe fakti se kryeministri i vendit, ka vendosur një mesazh zanor të detyrueshëm, kur qytetarët kryejnë telefonata personale, duke shkelur kështu privatësinë, përvetësuar funksionet e specialistëve të shëndetësisë.

DEKLARATA E PLOTË:

Ne, një grup mediash, organizatash të mediash dhe organizatash për të drejtat e njeriut ngremë sot shqetësimin për mjetet e komunikimit që po zgjedh Qeveria Shqiptare në raport me situatën.

Lexo edhe:

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

Në radhë të parë, Qeveria ka monopolizuar informacionin duke e bërë thuajse të pamundur marrjen e informacioneve indipendente, duke mos lejuar personelin mjekësor të flasë me gazetarët dhe duke e kufizuar totalisht verifikimin e deklaratave të shtypit. Praktikisht, e vetmja “e vërtetë” me shifra apo të dhëna mbi virusin, i bie të jetë ajo që lexojnë zëdhënësit e Qeverisë. Ky kufizim i informacionit, përveçse anti-kushtetues është dhe i dëmshëm. Nëse jemi në një situatë të panjohur e të paqartë, kjo është VETËM faji i Qeverisë që nuk ka arritur të komunikojë qartësisht situatën ditë pas dite. Nëse sot ka shqiptarë që ende besojnë që “ne nuk na zë virusi” kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e strategjisë së komunikimit mediatik të qeverisë në këto javët e fundit.

Në rradhë të dytë, Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, u ka dërguar një komunikim zanor një pjesë të qytetarëve të Shqipërisë që përdorin celular. Përveçse mesazhi zanor që të del ndersa ti dëshiron të kryesh një telefonatë personale është cënim i hapësirës private, Kryeministri u komunikon qytetarëve: “Ruajuni nga mediat”. Ky sulm kundër mediave nuk ka vend në këtë situatë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar situatën në javët para se shpërhapja të kthehej në pandemi nuk mund të mbulohet duke kërkuar “fajtorin” apo “armikun” tek mediat. Ne gjykojmë që personalizimi i komunikimit nga Kryeministri është shumë i rrezikshëm. Përveçse kjo e kthen komunikimin në një fushatë politike, marrja nga Kryeministri e pozicionit të atij që “këshillon” publikun është jo-etike dhe e gabuar. Informacioni shëndetësor duhet shpërndarë përmes institucioneve e jo individëve, përmes profesionistëve e jo-politikanëve.

Ne si media angazhohemi të publikojmë dhe shpërndajmë informacion të përditësuar nga burime të përgjegjshme për t’i shërbyer publikut në maksimum në këto ditë të vështira.

Por, njëkohësisht u kërkojmë institucioneve përgjegjëse: Të bëjnë transparencë dhe të mos mbajnë informacione të fshehura; Të informojnë qartë se cila është situata aktuale e përhapjes së virusit dhe të dhënat paraprake që kanë  çuar në izolimin e qytetarëve dhe pezullimin e  biznesit; Të angazhohen në krijimin dhe përditësimin e shpeshtë dhe shpërndarjen efektive të  databazave me informacion zyrtar; Të bëjë transparent planin e masave, kohëzgjatjen e kufizimeve dhe bazën ligjore ku ato mbështeten.

Lista e Mediave:

DITA

Dosja.al

Droni.al

Exit.al

Gazeta-Shqip.com

Koha jonë

Lapsi.al

Mapo.al

Politiko.al

TPZ.al

 

Organizatat:

CRD

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Këshilli Shqiptar i Medias

JOQ Albania

Qendra Citizens-Channel.com

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Etiketa: gazetar

Lajme të lidhura

BOTA

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025
AKTUALITET

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

19:07 : 21/06/2025
AKTUALITET

OSBE shpreh shqetësimin lidhur me incidentet ndaj gazetarëve në zgjedhje: Liria e medias, gur themeli i demokracisë

17:49 : 27/05/2025
AKTUALITET

Gjirokastër/ Kanosi për shkak të detyrës një gazetar, procedohet 26-vjeçari

11:43 : 12/05/2025
AKTUALITET

Rasti “Qyno”/ 15 organizata reagojnë në një deklatatë: Gazetarët s’mund të zbulojnë burimet

15:38 : 29/04/2025
AKTUALITET

Gazeta amerikane: Drejtuesit e FBI të mos injorojnë skandalin Rama-McGonigal

13:30 : 10/04/2025
Para

Paralajmërimet e presidentit dhe arroganca vrastare e kryeministrit!

TË GJITHA

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

16:07 : 19/07/2025

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

15:58 : 19/07/2025
Foto ilustruese

4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

15:50 : 19/07/2025

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

15:45 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com