Mjekët amerikanë bërë një paralajmërim të frikshëm duke theksuar se nga koronavirusi mund të infektohen nga 70 deri në 150 milionë amerikanë.
Sipas mjekut Brian Monahan, i cili punon në Kongresin Amerikan ka theksuar se kjo është shifra që parashikon shëndetësia amerikane. Këtë parashikim ai e bëri gjatë takimit me dyer të mbyllura me anëtarët e Senatit.
Në takim nuk ka pasur senatorë, por vetëm stafi administrativ dhe punonjës të dy partive.
Në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpalli pandemi koronavirusi.
Megjithëse, koronavirusi ka filluar të zhduket në disa pjesë të Kinës ku edhe shpërtheu në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka filluar të përhapet me shpejtësi në vendet e tjera të botës.
Ekspertët thonë se koronavirusi deri më tani duket të jetë më vdekjeprurësi dhe më ngjitës sesa gripi i zakonshëm. Mark Lipsich, profesor i epidemiologjisë në universitetin e Harvardit, ka thënë kohë më parë se nga 40 deri në 70 për qind e popullsisë në botë mund të infektohen me koronavirus, e vetëm 1 për qind e tyre do të vdesë.
“Do të ketë të infektuar dhe gjërat do të përkeqësohen më shumë”, ka thënë mjeku Anthony Fauchi, drejto i Institutit Nacional për Alergji dhe sëmundje ngjitëse, gjatë seancës dëgjimore të Komisionit për mbikëqyrje dhe reforma në Kongres.