Një ish mjek i sistemit shëndetësorë britanik, NHS, i bllokuar aktualisht në Italinë e goditur nga koronavirusi i është lutur qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që ‘të mbyllë gjithçka’ në vazhdën e përpjekjeve për të luftuar infeksionin e rrezikshëm.
Profesori Mohamed Abu Hilal, i cili tani punon në Brescia, në veri të Italisë, u bëri thirrje zyrtarëve të NHS që të përgatisin më shumë shtretër, mjekë dhe infermierë, duke i nxitur të marrin masa paraprakisht, nisur nga “fiaskoja”, siç thotë ai, e vendit më të infektuar në Evropë.
“ Miqve të mi anembanë globit! Covid 19 është serioz, duket sikur jemi në luftë! Njerëzit po vdesin dhe jo vetëm të moshuarit. Shtretërit e spitaleve janë plot! Qeveritë duhet të mbyllin çdo gjë, të përgatisin shtretër të rinj, ventilatorë, anti-virale, mjekë e infermierë. Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi”, shkruan Abu Hilal.