Qindra pacientë të NHS do të përfitojnë nga trajtimi i parë për migrenën në 20 vitet e fundit. Një ilaç që mund të injektohet vetë në shtëpi do të ndihmojë 10.000 njerëz, të cilët vuajnë nga migrena, lajmëroi kompania NICE.
Ilaçi, i cili quhet Fremanezumab, u zhvillua nga shkencëtarë britanikë brenda 3 dekadave.
Fillimisht do tu jepet personave që kanë provuar dhe 3 ilaçe të tjera.
Është mjekimi i parë që nga Triptans- ilaçi që lehtësonte simptomat e migrenës por jo shkakun, i prodhuar në 1997.
Më shumë se 8 milionë britanike, treçereku i të cilëve janë femra, vuajnë nga kriza migrene, të cilat përfshijnë marrje mendësh dhe dhimbje koke.
Individët që vuajnë dhe nga diabeti, astma apo epilepisa janë më të prekur.
Por deri më tani nuk ka pasur një ilaç specifik për parandalimin e migrenës dhe pacientëve u është dhënë botoks apo antidepresantë, për të duruar dhimbjet.
Fremanezumab është ndër një sërë ilaçesh që godasin proteinën- e quajtur CGRP- përgjegjëse për dhimbjen dhe marrjen e mendëve që lidhen me migrenën.
CGRP bën që enët e gjakut, të lidhura me funde nervash, të fryhen. Ilaçi do të merret një herë në muaj apo një herë në tre muaj, në varësi të pacientit.
Trajtimi me Fremanezumab do të ndalohet nëse migrena nuk ulet me 30% në 12 javë pas fillimit të përdorimit.