Katër shtete europiane kanë raportuar sot vdekjet e para nga koronavirusi. Në Suedi, ka ndërruar jetë një grua e moshuar e cila sipas doktorëve kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.
Irlanda gjithashtu regjistroi vdekjen e parë. Autoritetet thanë se bëhej fjalë për një pacient të moshuar që vuante nga një tjetër sëmundje, por nuk dhanë detaje të mëtejshme. Në Irlandë rezultojnë të infektuar 34 persona.
Vdekje nga koronavirusi këtë të mërkurë u regjistruan edhe në Belgjikë e Bullgari, si dhe në Shqipëri.