Emre Can iu bashkua skuadrës së Borussias së Dortmundit gjatë merkatos së janarit nga Juventusi.
Mesfushori gjerman, nuk ishte aspak në preferencat e trajnerit Sarri, dhe largimi i tij ishte i pashmangshëm.
Por para se të vendoste për Dortmundin, ish-lojtari i Liverpoolit kishte tri oferta nga Liga Premier, por që i refuzoi ato. Në një intervistë për gjermanen “Kicker”, 26-vjeçari ka deklaruar:
“Unë kisha tri oferta nga Anglia, përfshirë edhe Manchester United, por që i refuzova ato. Nuk kam menduar kurrë të luaj për United për shkak të kaluarës sime te Liverpooli dhe kjo është arsyeja që kam refuzuar të transferohem në “Old Traford”.
“Unë gjithmonë kam pasur simpati për Dortmundin dhe ardhja në këtë skuadër më ka bërë të lumtur. Qëllimi im ishte të transferohesha te një klub ku do të ndihesha i rëndësishëm dhe ku kanë nevojë për mua. Dortmundi ka qenë zgjedhja më e mirë”, ka përfunduar Emre Can.