Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha se shndërroi Partinë Demokratike në parti karnavalesh, ndërkohë që zboi nga ajo themeluesit dhe qendrestarët dhe kontribuuesit.
Topalli ka publikuar dhe një video të deputetëve të opozitës së re në parlament që nga fjalimi i Majlinda Halilajt, qëndrimet e Kujtim Gjuzit dhe fjalimin e fundit të Kostaq Papës.
“Humbi sa here hyri ne zgjedhje, qe kur u shpall kryetar i PD, la vendin pa opozite, beri PD ( Partine e ëndrrave ) karneval, tradhtoi demokratet duke djeg mandatet e parlamentit, i dhuroi Rames te gjitha bashkitë dhe keshillat Bashkiak, shpalli vetengrirjen dhe vrau votën ne partine, qe solli lirine e votës, zboi themelues, qendrëstare, autoritete e kontribues, shpartalloi çdo strukture të partisë të ngritur me sakrifica titanike, premtoi se nuk do lejonte zgjedhje me 30 qershor dhe beri sikur e harroj, premtoi se nuk do dorezonte bashkite dhe i leshoi pa asnje problem, premtoi se do kishte zgjedhje me 13 tetor meqe kishte fitu me 85% ..dhe beri sikur se mbante mend; premtoi ne çader se s’ka zgjedhje me Ramen dhe hyri ne qeveri me Ramen kryeministër, i doli zot listes se tij private , tha se mbante totalisht përgjegjësi dhe tani bën sikur ia kane sjell nga marsi.
Ktheu partine ne biznes te familjes…”, shkruan ish-kryetarja e Kuvendit në një postim në FB.