Rojet bregdetare të Greqisë dyshohet se qëlluan me “armë zjarri” në drejtim të një anijeje plot refugjatë që kalonin Egjeun ndërsa tensionet me Turqinë u rritën gjatë krizës së migracionit të hënën.
Lidhur me këtë ngjarje janë publikuar disa pamje nga mediumi britanik “The Telegraph”.
Ato tregojnë pamjet se si një oficer grek të rojës bregdetare, i veshur me të zeza, ndërsa bën dy të shtëna nga një pushkë automatike në ujë, afër një varke të mbushur me azilkërkues.
Pamjet, që raportohet se janë marrë në det në qytetin turistik të Bodrum, tregojnë zyrtarë të tjerë që dukshëm kërcënonin migrantët dhe refugjatët me shufra ndërsa ata bërtisnin në protestë.












