Drejtori i Spitalit të Kavajës Përparim Daiu ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Edhe pse shkaqet e dorëheqjes së tij ende nuk janë bërë të ditura, dyshohet se lidhet me kundërshtinë e tij për të mos e kthyer spitalin e Kavajës në karantinë si masë ndaj koronavirusit.
Pak minuta para dorëheqjes së Daiut, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në Facebook, ku thuhet se drejtori i Spitalit të Kavajës, ka patur një debat të fortë me kryebashkiakun Redjan Krali, i cili i ka kërkuar largimin nga puna.
Sipas qytetarit, Daiu ka kundërshtuar me forcë ngritjen e karantinës në Kavajë, çka ka sjellë edhe kundërshtinë e fortë të Kralit, i cili i ka kërkuar ose të zbatohet urdhri kryeministror ose të lërë punën.
Ja postimi i Berishës:
Edvin Hajduti larg duart nga Kavaja!
Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia nuk i ndahen Kavajes. Ne vend se te krijojne ne baza ushtarake zonen e Karantines per te infektuarit ne koronavirusi dhe te trajtimit te tyre, duan te vendosin ate ne nje nga zonat me te populluara te vendit. Krim!
Lexoni denoncimin e mjekut dixhital. sb
Doktor, ne nje mbledhje te thirrur pasditen e sotme nga kryetari monist i Kavajes Redjan Krali me te gjithe drejtoret ka patur debate te forta me drejtorin e spitalit Perparim Daiu ne lidhje me shpalljen e spitalit tone Karantine.
Pasi Daiu e ka kundershtuar kategorikisht dhe pas nje deklarate te tijen sot ne Klan se Kavaja nuk do te behej Karantine per Koronavirusin, Redjan Krali i ka kerkuar llogari se ne emer te kujt fliste ai dhe duke e share e ofenduar e i ka thene se je i shkarkuar nga detyra dhe mos te shoh më neser ne pune!
Doktor, kjo pune nuk zgjidhet me shkarkim drejtorash por me anullimin e menjehershem te urdherit tinzar nga ministria per shpalljen e spitalit tone Karantine.
Keta nuk njohin kufij kur partia u jep urdhra! Kryetari i Bashkisë i ka thene Po tha shef Edi karantine do behet karantine spitali dhe pike.