• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vidhnin kasaforta me shuma të mëdha parash, arrestohen nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë tre persona

10:13 : 25/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

Komisariati i Policisë Nr. 2 në Tiranë ka ekzekutuar një operacion mbrëmjen e djeshme ku ka goditur një bandë grabitësish që vepronin në kryeqytet dhe në disa qarqe të tjera për vjedhje kasafortash të bizneseve.

Nga ky operacioni i koduar “Poliklinika” janë arrestuar tre persona, më konkretisht shtetasit  Enis Mara, 33 vjeç, Fatjon Shahini alias Fatjon Lila, 37 vjeç dhe Euklid Çelmeta alias Euklid Habili, 38 vjeç, banues në Tiranë (Fatjon Lila dhe Euklid Çelmeta, me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë).

Sipas policisë, “arrestimi i tyre u bë pasi, po sot rreth orës 04:05 të mëngjesit, në vendin e quajtur Rruga e Kavajës, në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur një kasafortë në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 13 milion lekë të vjetra”.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

-Një automjet Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celular.

Gjithashtu këta shtetas nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.

Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera.

Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të dyshuara se janë kryer nga ky grup kriminal.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Kush janë Fatjon Lila dhe Euklid Habili, dhe e kaluara e tyre kriminale:

Të dy këta shtetas janë të njohur si hajdutë serialë nga drejtësia për ngjarje të tjera të vjedhjes së kasafortave të bizneseve në vitet e kaluara.

Në 18 qershor të 2018-tës grupi prej 5 personash ku bënte pjesë edhe Fatjon Lila dhe Euklid Habili u godit nga uniformat blu, ku mes tyre ishte dhe një ish-oficer policie dhe Gjon Pelivani i njohur si armik i Shullazit, të gjithë të dënuar më parë për vjedhje.

Të arrestuarit ishin pjesë e grupit ‘Hijet e Natës’ ku vodhën 11 kasaforta edhe ambasadën daneze në Tiranë. Fatjon Lila dhe Euklid Habili të arrestuar në 2018, nuk dihet si kanë arritur që të shpëtojnë nga burg pas akuzave që u ngritën kundër tyre, ndërsa iu rikthyen sërish zakonit duke vjedhur sapo fituan lirinë, por policia i kishte në monitorim duke i arrestuar sërish.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/02/WhatsApp-Video-2020-02-25-at-10.03.02-AM.mp4

Lajme të lidhura

BOTA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025
BOTA

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
AKTUALITET

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025
AKTUALITET

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025
Para

Vanessa na i bëri zemrat copë me fjalimin për vdekjen e Kobe Bryant dhe së bijës

TË GJITHA

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

20:54 : 25/10/2025

Pakistani paralajmëron Afganistanin: “Luftë e hapur” nëse bisedimet dështojnë

20:37 : 25/10/2025

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

20:00 : 25/10/2025

Raporti ngre alarmin: 75% e ujërave në Shqipëri të ndotura! Zonat më problematike

19:46 : 25/10/2025

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025

“A e ke pas dashnore Zanën”/ Si nisi sherri mes babait dhe djalit që përfundoi në tragjedi në Shkodër

19:12 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com