• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tetë arsyet pse Meta pretendon për “grusht shteti”

12:02 : 20/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Një nga mesazhet më të ashpër të Presidentit, Ilir Meta në kontradiktën e tij me qeverinë, është akuza se qeveria është duke kryer një grusht shteti. Kreu i Shtetit ka bërë të ditur se ai do të prezantojë në një seancë të jashtëzakonshme të Komisionit të Venecias argumentet pse sipas tij, qeveria është duke e kryer këtë puç institucional. 

Por, cilat janë tetë akuzat që radhit Presidenti Meta si prova se qeveria Rama është vërtet duke kryer grusht shteti.

Argumenti i parë është ai që nga Presidenca konsiderohet manipulimi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. Presidenca radhit ndër elementët e kësaj akuze, rastin e zgjedhjeve vendore të Dibrës dhe Durrësit, përgjimet e revistës gjermane “Bild”.

Argumenti i dytë është shkelja e dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 2019. Këtu presidenca akuzon shumicën socialiste të KQZ-së, se ka marrë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese duke anuluar një dekret presidencial.

Lexo edhe:

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

Argumenti i tretë është organizimi i zgjedhjeve vendore një partiake më 30 qershor, të cilat sipas presidencës edhe pse ishin moniste, sërish shënuan parregullsi të shumta ligjore dhe teknike.

Argumenti i katërt i presidentit është ekzistenca e një parlamenti një partiak dhe pa numrin e plotë të deputetëve. Presidenti e konsideron shkelje faktin që institucioni ligjvënës rezulton me 122 deputetë në vend të 140 që sanksionohen në Kushtetutë.

Argumenti i pestë është në këndvështrimin e presidentit uzurpimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga kreu i saj Ardian Dvorani. Për presidentin, kryetari në fjalë i këtij institucioni të rëndësishëm ka kryer një mori shkeljesh dhe nuk do të duhej të mbante këtë pozicion.

Argumenti i gjashtë i Presidentit Meta vjen nën titullin: Uzurpimi i hetimit dhe dublimi i SPAK nga policia. Presidenti kritikon paketën speciale anti-KÇK si hetuesi në përbërje të ekzekutivit.

Argumenti i shtatë lidhet me paketën antishpifje, e cila sipas z. Ilir Meta cenon lirinë e medias në Shqipëri. 

Ndërsa argumenti i tetë dhe i fundit, është ndryshimi i miratuar së fundi i procedurës së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke i hequr presidentit këtë kompetencë që ia garantonte deri tani Kushtetuta. 

Akuzat që radhit Presidenti Meta si prova se qeveria Rama po tenton kryerjen e një grushti shteti:

1. Manipulimi i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare

2.  Shkelja e dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore 2019

3.  Zgjedhje vendore një-partiake

4. Parlamenti një partiak dhe i paplotë

5. Uzurpimi i KED nga Adrian Dvorani

6. Uzurpimi i hetimit dhe dublimi i SPAK nga policia

7. Lufta kundër lirisë së shprehjes

8. Ndryshimi antikushtetues i betimit të gjyqtarëve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një deklaratë të dhënë dje për mediat, është shprehur se, më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për çmontimin e atij që ai e konsideron “grupin organizator të grushtit të shtetit ndaj reformës në drejtësi”.

“Nga data 2 mars, kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të këtij grushti shteti, pikërisht para popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar njëherë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare, që ka dhunuar sovranitetin kombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër pastrimi të parave, në një bazë operacioneve të krimit të organizuar, kombëtar dhe ndërkombëtar”, deklaroi z. Meta./euronews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025
RAJONI

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025
SPORT

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025
BOTA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
Para

Greva e urisë së punonjësve/ Basha: Viktima të Ramës, u tradhëtuan dhe u keqtrajtuan

TË GJITHA

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com