Roza Lati ishte e ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5” dhe gjatë intervistës zbuloi shumë nga jeta e saj private dhe ndau opinionin e saj për vajzat materialiste. Roza u shpreh se nuk i duron dot vajzat që nuk punojnë dhe kanë pretendime e duan luks.
“Unë vlerësoj një femër që punon shumë, bëhet copash dhe mashkulli i vetë i bën dhurata se dhuratat i pranon çdo njeri, edhe mbreti i pranon. Por sulmoj shumë fenomenin e femrave dembele, që nuk bëjnë asgjë dhe pretendojnë dhurata nga mashkulli. Kjo mua më ngre nervat në stratosferë”– tha Roza.
Ndërsa Bieta ia ktheu: “Po ça ke ti je xheloze? Nëse ato janë dembele dhe paskan edhe këtë avantazh…”
“Sepse unë vetë s’rri dot pa punuar dhe të kundërtën time s’e duroj dot. Sidomos ato që pretendojnë luksin. Imagjino ta kem në tavolinë dhe të mendojë se është më lart se të tjerat ndërkohë që s’ka bërë asgjë në jetë, në vetvete them oh Zot”- përgjigjet Roza.