• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Taksa, arma më e fortë e shqiptarëve kundrejt Serbisë

13:36 : 17/02/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Spartak Ngjela

Nëse taksa prej 100% për të gjitha mallrat serbe që hyjnë në Kosovë s’do të hiqet, Serbia ka vetëm këtë zgjidhje: ose të pushtojë ushtarakisht sërish Kosovën, ose ta njohë atë.

A ka mundësi e para?

Jo. Sepse, a është në gjendje Serbia t’i shpallë luftë NATO-s? Madje, edhe armatës së Kosovës që po ngrihet.

Kjo është pamundësi absolute.

Lexo edhe:

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

Po e dyta?

Kjo e dyta, njohja e Kosovës, është mundësia, sepse taksa Haradinaj e dëmton dhe po e çon drejt degradimit serioz ekonomik Serbinë.
Pse?

l.
Serbia shkon drejt një humbjeje degraduese ekonomike, nëse taksa Haradinaj zgjat dhe dy apo tre vjet të tjerë. Humbja e serbeve do të jetë e madhe, sepse nuk janë vetëm mallrat serbe që nuk po kanë treg shitjeje, por, zgjatja në kohë do t’u sjellë humbje të madhe fabrikave dhe prodhuesëve të tregut serb. Serbia do ta ndiejë shumë këtë edhe në rritjen e papunësisë.

Humbja serbe e deklaruar është rreth psëqind milionë euro në vit, por ky është vetëm fakti, po, sa është refleksi i këtij fakti në qarkullimin e monedhës vendase në Serbi? Kush do ta paguajë humbjen e prodhuesëve vendas? Pastaj, duhet të kuptohemi: 500 milionë euro në vit nuk janë dinarë, por valutë e fortë, sepse janë eksporte.

Pyetja që ngrihet këtu është kjo: si po ndihen importet e Serbisë nga vendet e zhvilluara perëndimore pas një humbjeje kaq të madhe në valutë të fortë? Po investimi i teknologjisë; po paratë për të blerë pajisje ushtarake? Në fakt, ka shumë aspekte, prandaj, taksa është arma më e Forte e shqiptarëve sot kundrejt armikut të tyre shekullor, Serbisë.

Por nuk duhet të harrojmë edhe një gjë: Kosova është në eurozonë, dhe ky ka qenë interes shumë i madhë fitimprurës për Serbinë.

ll.
Po vendet perëndimore pse po e kërkojnë heqjen e taksës, në një kohë kur ajo taksë e çon drejt falimentimit Serbinë?
Sepse kuptohet që politikisht nuk e pranojnë dot falimentimin apo degradimin ekonomik të Serbisë. Ka investime të mëdha perëndimore në Serbi, dhe kuptohet që, shumica janë kredi të dhëna nga bankat dhe investime të kapitalit perëndimor.

Të gjitha këto rrezikohen nga degradimi ekonomik progresiv në rritje i Serbisë si shtet. Ka edhe diçka: nga duhet të shkojë Serbia, nga BE apo drejt Rusisë? Edhe kjo pyetje ngrihet politikisht në Perëndim, bashkë me degradimin ekonomik të Serbisë
Atëherë?

lll.
Janë dy interesa në përplasje te taksa Haradinaj: interesi i Perëndimit që Serbia të mos dëmtohet deri në një degradim ekonomik që do të kërkojë rimëkëmbje; dhe interesi i shqiptarëve që Serbia të zgjedhë: ose njohje të Kosovës ose degradim ekonomik.

Kjo është loja politike. Të gjitha palët në këtë lojë politike janë të prekura, vetëm Kosova dhe shqiptarët janë në fitim.
Po politika shqiptare e Shqipërisë? Ku është në gjendje ta kuptojë politika shqiptare në Tiranë këtë, ajo ka një shekull që nuk luan për interesin shqiptar.

Por, koha ka ndryshuar.
Politika e Kosovës po i ndihmon thekshëm çështjes shqiptare dhe shqiptarizmit.
Ka njëzet vjet tashmë që koha historike është me Shqiptarët. Por ne shqiptarët duhet ta shfrytëzojmë deri në fund këtë shans që na erdhi pas 140 vjetësh.

Etiketa: ngjelaserbiataksa

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
BOTA

Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

10:05 : 14/08/2025
RAJONI

Mandati i tij përfundon pas 1 viti e gjysmë, Vuçiç: Nuk do të kandidoj më për president

18:04 : 13/08/2025
RAJONI

Vuçiç përballë krizës më të madhe: Arrestime në radhët e partisë, protesta dhe përçarje në pushtet

10:08 : 07/08/2025
RAJONI

Kosova: Serbia arrestoi padrejtësisht një tjetër qytetar tonin

15:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

Shkeljet e “Bankers” me naftën, si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

16:08 : 04/08/2025
Para

Konferenca e Donatorëve, Britani e Madhe i pret "hovin" Ramës/ Ja shuma që dhuron

TË GJITHA

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ “Audi” nxjerr jashtë rruge furgonin, një person i plagosur

16:36 : 14/08/2025

Zgjidhet kapiten i Sunderland, Xhaka: Nder i madh për mua, jap maksimumin

16:36 : 14/08/2025

Richard Grenell: Trump e shpëtoi Qendrën Kennedy nga shkatërrimi

15:51 : 14/08/2025

Shpërndanin drogë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, u sekuestrohet gjysmë kg kokainë

15:46 : 14/08/2025

Merr flakë një makinë në ecje në Vlorë, shkrumbohet plotësisht

15:46 : 14/08/2025

Liverpooli pa rivalë në merkato, blen 18-vjeçarin italian për 35 milionë euro

15:41 : 14/08/2025

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com