• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Minishengen ballkanik apo makro-shengen shqiptar?

18:10 : 16/02/2020
në KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj 

Kundërteza për makro-shengenin shqiptar që u hodh nga Albin Kurti në takimin e parë me Ramën tashmë me kostumin e kryeministrit të Kosovës ishte një dorashkë sfiduesë ndaj tezës së Shengenit Ballkanik të këtij të fundit por që rëndom njihet si mini-shengeni. Pavarësisht retorikës, duhet thënë që Shqipëria dhe Kosova janë ende larg unifikimit doganor, ndonëse ekziston një marrëveshje nga janari i vjetshëm për unifikimin e shërbimit të zhdoganimit të mallrave në një godinë të vetme.

Nëse kjo do jetë vetëm hapi i parë i një marrëdhënie që duhej të kulminonte me një treg të përbashkët, me apo pa një monedhë të përbashkët, kjo është ende mjaft e parakohshme të thuhet. Nga ana tjetër, integrimi kulturor ngelet absolutisht i rëndësishëm, si për nga ana simbolike, ashtu edhe faktike pasi kombi thotë Ernest Renan është një “plebishit i përditshëm” që duhet ushqyer në vazhdimësi dhe ka nevojë për një përtëritje të besnikërisë ndaj tij të popullatës. Kur flasim për integrim kulturor duhet pasur parasysh që në disa aspekte kjo është arritur dhe tejkaluar, fjala bie në televizionet kombëtare Shqipërisë që kanë akses të plotë në tregun kosovar, por edhe shumë këngëtarë dhe muzikantë të kësaj të fundit prezent në Tiranë. Por nga ana tjetër mungon ende një unifikim i tregut të librave dhe shtypit të përditshëm ndonëse portalet e kanë tejkaluar disi këtë handikap.

Idetë, projektet apo nismat për integrim sa më të thellë ekonomik, financiar, politik dhe kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës apo mes vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ekzistuar dhe vijojnë të qarkulloj në forma të ndryshme.

Një prej tyre ka qenë teza e mirënjohur e mendimtarit të shquar Arbën Xhaferri për komonwelthin ekonomik mes shiptarëve që të kujton atë britanik që Anglia ndoqi në përiudhën pas-koloniale dhe të ricikluar së fundmi në tryezat publike nga Pacolli e të tjerë. Ndër idetë e qarkulluara ka qenë edhe ajo e para disa vitesh për Unionin Ballkanik e inicuar nga ish- ministri i jashtëm malazez Luksić dhe që kishte një natyrë krejtësisht politike dhe ku qendra presupozohej të ishte Beogradi por që më tepër u duk si një ‘flakë kashte’ që u shua shpejt dhe nuk u mor shumë seriozisht në Zagreb, Sarajevë, Shkup apo Tiranë.

Lexo edhe:

Mediat gjermane: Rama zoti korona në Shqipëri

Fund mentalitetit “secili për vete” në këtë krizë globale

Një tjetër, është ideja e qarkulluar prej kohësh e Beneluksit Ballkanik që të përfshijë Shqipëri, Kosovë Mal të Zi dhe Maqedoni, e filluar sipas shembullit të vendeve të Beneluksit (Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg) fill pas luftës së parë botërore dhe që në fillim të viteve 50-të iu bashkangjitën projektit Franko-Gjerman dhe Italisë për të krijuar gjashtëshen e famshmë te komunitetit të qymyr-çelikut dhe Traktateve të Romës të energjisë atomike dhe ekonomike (1958).

Ka disa lloje formash integrimi ekonomik mes dy apo më shumë shtetesh. Disa prej këtyre janë zonë e lirë ekonomike, bashkim doganor, treg i përbashkët, bashkim ekonomik dhe një integrim ekonomik i plotë. Në një zonë të lirë ekonomike, hiqen tarifat dhe kufizimet sasiore të llojeve te tjera, të traktatit apo memorandumit përkatës.

Ndërsa në rastin e themelimit të një bashkimi doganor, përveç heqjes së diksiminimit në livizjen e mallrave mes vendeve nënshkruese, arrihet gjtihashtu barazia e tarifave në tregtinë me vendet jo-antare. Një formë edhe më e ngushtë e integrimit ekonomik është ajo e krijimit të një tregu të përbashkët ku hiqen jo vetëm ndalesat e tregtisë por edhe barrierat jo-tregtare mes vendeve nënshkruese.

Ndërsa në rastin e një bashkimi ekonomik, diferenca me tregun e përbashkët shtrihet në faktin që kombinon ndalesat e çfarëdolloj në lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve. Dhe së fundmi, integrimi ekonomik i plotë presupozon unifikimin e politikave fiskale, monetare dhe sociale dhe kërkon ngritjen e një autoriteti mbi-kombëtar, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për shtetet antare.

Së pari, politikë-bërësit shqiptarë duhet të jenë të qartë në objektivat e tyre strategjikë se cilin lloj integrimi duan dhe më pas të diskutojnë mjetet dhe modalitetet për ta arritur më shpejt dhe cilësisht më mirë atë.

Së dyti, projektet duhen përshtatur që të jënë komplementarë dhe jo të përplasen më njëri-tjetrin dhe të cënojnë rrugëtimin e Shqipërisë së BE, si dhe të përforcojnë urat e bashkëpunimit dhe integrimit të ngushtë mes shqiptarëve në rajon, duke nisur nga infrastruktura rrugore deri të ajo kulturore, sportive dhe shpirtërore.

Diferenca e projekteve të integrimit rajonal me natyrë ekonomike-sociale-kulturore krahasuar me ato me natyrë politike fillestare, është se të parat kanë qartësisht natyrë poshtë-lartë sipas një logjike funksionaliste që do të thotë se integrimi në një sector çon automatikisht në integrimin e suksesshëm në sektorë paralelë dhe më pas në integrim të tregjeve financiarë, bashkim doganor, monetar e me radhë.

Ndërsa përsa i përket cedimit të prerogativave politikë dhe çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin, sigurinë kombëtare, politikën e jashtme, policinë etj, pra çështje të ndjeshme dhe të lidhura ngushtësisht me përceptimin e interesit kombëtar, këto ngelen për t`u realizuar brenda projektit të integrimit evropian në momentin që këto vende do të jenë pjesë e tij.

Etiketa: #Analiza#boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mediat gjermane: Rama zoti korona në Shqipëri

17:15 : 11/04/2020
BOTA

Fund mentalitetit “secili për vete” në këtë krizë globale

18:38 : 28/03/2020
KRYESORE

Një kryeministër dhe një guvernator bëjnë një hiç

19:14 : 18/03/2020
Para

Qepët bëjnë mrekulli, ja çfarë sëmundjesh shërojnë

TË GJITHA

Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores Roven Zeka, zbutet masa për Sokol Novakun

11:11 : 21/05/2025

Operacioni Shqipëri-Itali/ Ky është administratori i kompanisë së autobusëve i arrestuar në Fier

11:04 : 21/05/2025

Po vinte nga Londra, e pëson 36-vjeçari që tentoi të hynte në Shqipëri me 31.700 paund të padeklaruara

10:53 : 21/05/2025

Plagosi për vdekje 19-vjeçarin në Londër, i riu shqiptar shpallet fajtor (EMRI)

10:50 : 21/05/2025

Çanta plot me para! PAMJET nga goditja e rrjetit italo-shqiptar të kokainës

10:40 : 21/05/2025

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

10:35 : 21/05/2025

Eksplozivi te “Veliera” në Durrës, policia: Ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban

10:25 : 21/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com