• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgatitja e një sulmi terrorist në Gjenevë, të arrestuar edhe dy shqiptarë

12:15 : 16/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Mediat zvicerane kanë njoftuar se autoritetet e sigurisë kanë shmangur një sulm të terroristëve islamikë afër aeroportit të Gjenevës. Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë.
Gazeta “Le Temps” e Gjenevës njofton se shërbimet sekrete amerikane kishin alarmuar kolegët e tyre zviceranë mbi rrezikun e një sulmi terrorist në Gjenevë. Sipas gazetës “Shteti Islamik” kishte planifikuar një sulm kundër depove me derivate të naftës afër aeroportit të Gjenevës. Në vjeshtë të vitit 2018 shërbimet amerikane njoftuan shërbimin sekret zviceran mbi rrezikun e sulmit. Informatat iu përcollën policisë së Gjenevës, e cila pastaj mori masat përkatëse.

Tre persona që planifikonin sulmin ishin takuar në një xhami në Gjenevë. Që të tre, sipas “Le Temps”, ballafaqoheshin me probleme të ngjashme: papunësi, vështirësi integrimi, dështime. Ata u radikalizuan në xhami. Nga dokumente mësohet se ishte planifikuar që në Gjenevë të vinin dy shqiptarë për të realizuar planin. Ata u arrestuan rrugës për në Zvicër. Një sulm i ngjashëm, sipas të dhënave të shërbimeve amerikane, ishte planifikuar edhe në Basel.

Që nga paraqitja e “Shtetit Islamik” në skenën e përgjakshme të luftës në Siri dhjetëra shqiptarë nga diaspora kanë shkuar në Siri dhe në Irak për të luftuar për “Kalifatin e ri”. Tani që “Shteti Islamik” praktikisht është zhdukur, disa shqiptarë po mbahen në burgjet e forcave kryengritëse kurde.

Në mars të vitit 2014 një shqiptar nga Zvicra, i njohur si Qëndrim R., duke u kthyer nga Siri vrau në Turqi tre njerëz, mes tyre dy pjesëtarë të forcave të sigurisë. Që nga atëherë Qëndrim R. gjendet në burg në Turqi, ku është dënuar pesë herë me burgim të përjetshëm, domethënë me gjithsej 174 vjet burg. Në vitin 2015 në Siri u vra Valdet Gashi, një kampion botëror i tai-boksit. Gashi jetonte në Gjermani, por kishte qëndruar shpesh në një qendër fitnesi në Winterthur afër Zürichut dhe nga aty kishte shkuar në Siri për të luftuar në anën e terroristëve islamikë.

Shërbimi sekret gjerman supozon se Gashi mund të jetë vrarë nga vetë “Shteti Islamik”. Sipas disa raporteve Gashi kishte menduar se po shkonte në parajsën siriane të cilën e propagandonte “Shteti Islamik”, por atje kishte gjetur ferrin. Në përpjekje për të ikur, ai dyshohet të jetë vrarë. Shqiptarë të radikalizuar kanë gjetur strehë edhe te i ashtuquajturi “Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës”, një grup militant i drejtuar nga disa zviceranë që thonë se janë konvertuar në fenë islame. Kohëve të fundit është raportuar se ky “këshill” po ballafaqohet me probleme financiare. Kanakari kryesor i “Këshillit Qendror Islamik i Zvicrës” në Kosovë është imami Shefqet Krasniqi. Ai ka qenë i ftuar edhe në konferenca të “Këshillit Qendror Islamik” në Zvicër. Në hapësirën gjermanishtfolëse (Gjermani, Zvicër, Austri) jo pak shqiptarë janë të kyçur edhe në aksionin “Lies” (Lexo): besimtarë gjoja të pasherr shpërndajnë falas Kuranë nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve. “Lies” konsiderohet si porta e parë hyrëse drejt radikalizimit të të rinjve. /Kosovainfo/

Lexo edhe:

Kokainë e cilësisë së mirë dhe me çmim të ulët, si mafia shqiptare po pushton Zvicrën

Trafik kokaine në Zvicër, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, si u pikas nga policia

Etiketa: gjenevesulmizvicer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kokainë e cilësisë së mirë dhe me çmim të ulët, si mafia shqiptare po pushton Zvicrën

11:04 : 13/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Trafik kokaine në Zvicër, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, si u pikas nga policia

17:01 : 04/05/2026
AKTUALITET

Miliona euro pa gjurmë/ Rrjeti “Hawala”, si transferohen paratë e krimit nga Zvicra në Shqipëri

21:31 : 29/03/2026
AKTUALITET

Shkoi si turist në Zvicër dhe trafikonte kokainë, arrestohet i riu shqiptar

16:51 : 10/03/2026
AKTUALITET

44 kg kokainë nga Meksika në Zvicër, goditet banda shqiptare, si kalohej droga në aeroport

11:21 : 04/03/2026
BOTA

Raund i ri bisedimesh SHBA–Iran në Gjenevë. A është e mundur një marrëveshje bërthamore?

21:50 : 22/02/2026
Para
FOTO ILUSTRUESE

Aksident në punë/ 40-vjeçari bie nga lartësia, dërgohet me urgjencë në spital

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom