Zakonisht sa herë ndodhin shkëmbime me armë zjarri , ata që janë në qendër të ngjarjes dhe që shpëtojnë nga atentati, mohojnë gjithçka. Pranë policisë deklarojnë se “ nuk dinë asgjë”dhe nuk kanë parë asgjë. Por katër të rinj që pasi kanë pirë kafe dhe më pas janë ndarë duke udhëtuar në dy makina, kanë rrëfyer se çfarë ju ndodhi, atë ditë diku pas TEGU-t në Tiranë (ngjarja ka ndodhur në vitin 2019 por këto ditë prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dosjen gati për gjykatë). Megjithëse përshkrimi fizik I autorëve është I vakët, dy të rinj që mbetën të plagosur kanë treguar se çfarë ndodhi me ta. Gazeta “Si” po e tregon ngjarjen përmes akteve të procedimit penal me numër 3627 që disponon. Sic thuhet në materialet hetimore çështja ka nisur menjëherë sapo në një spital privat janë dërguar të plagosur dy të rinj, që u sulmuan sapo u dolën nga një kafene. Fillimisht çështja u rregjistrua për vrasje kundër dy apo më shumë personave në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë . Por ajo cka u zbulua nga hetimi ishte se dy të plagosurit Dionis Hasa dhe Egzon Murataj u gjendën krejt rastësisht në vorbullën e armëve të zjarrit. Disa ditë para ngritjes së ‘ kurthit” thotë prokuroria njëri nga autorët e atentatit , i dërguar në gjykim, shtetasi Sajmir Elezaj është konfliktuar me Marin Alhysën, I cili ditën e atentatit u pa të pinte kafe me shokët e tij.
Përleshja
Pas sherrit sic përmendet në dosjen e gazetës Si I akuzuari , Saimir Elezaj së bashku me dy bashkëpuntorë ende të pazbuluar, kanë zbritur nga makina ku udhëtonin dhe kanq qëlluar me armë në drejtim të mjetit ku gjendej Dionis Hasa pasagjer dhe drejtues mjeti Egzon Murataj. Ka qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri. Më pas shton prokuroria I akuzuari bashkë me dy shokët e tij, I është drejtuar edhe mjetit të dytë , ku ndodheshin dy të rinjtë e tjerë dhe ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Të gjithë shokët sapo kishin lënë kafenenë dhe po udhëtonin me automjete vec e vec, pa e ditur se në bordin e makinës njëri prej tyre kishte bërë sherr disa ditë më parë dhe se ata ndërkohë ishin të rrezikuar
Rrëfimi
Policia ka administruar edhe dëshmitë e të rinjve që u gjenden befas nën tytat e pistoletave. Por më të rëndësishmet janë ato të dy djemve të plagosur që ngelën të dëmtuar në secilat nga makinat. Të rinjtë janë pyetur imtësisht për të kaluarën e tyre, itenerarin dhe bisedat që kishin patur përpara se të përfundonin kafenë në qendrën tregtare
I plagosuri I parë , Zymbyl Qarri, nga Hasi tregon se cfarë pa:
Zymbyl Qarri: po pija kafe me shokun e kushëririt tim që quhet Ditmir, Egzonin dhe me shokun e tij Arlinin, të cilit nuk ja di mbiemrin ( shkaku I atentatit). më pas zbritem morëm makinat, Egzoni më tha të ecja përpara dhe se ai do më ndiqte me makinë. Gjatë rrugës pashë nga pasqyra se Egzoni ndaloi, ndalova dhe unë dhe eca mbrapsh.E pyeta pse ndaloi. Më tha prit një sekondë se janë ca cuna. Në këtë moment kanë ardhur dy persona në anën time. Njëri kishte pistoletë në dorë dhe tjetri kishte dorezë. Personi me armë qëlloi direkt në anën e Egzonit , dhe në këtë moment ai iku me shpejtësi. Personat atëherë mu drejtuan mua, mua mu fik makina. Unë kam ulur kokën tek timoni dhe s’kam parë asgjë tjetër, personat më kanë goditur me sende të forta dhe doreza hekuri dhe me qytën e pistoletës. Më kanë dëmtuar shumë në kokë, ata më godisnin dhe unë u mbulova nga gjaku. Unë ndeza makinën dhe di që kam shkuar deri në fund të rrugës, aty kërkova ndihmë të më çonin në spital
Policia : A mund të thuash sa herë qëlluan personat në makinën që ishte pas jush( tek makina e Egzonit)?
Qarri: mendoj se kanë qëlluar tre ose katër herë , nuk jam shumë I sigurtë, pasi ata erdhën dhe tek ne dhe filluan tmë godasin
Dëshmitari tjetër quhet Arlind Bitri , 21 vjec, edhe ai I dëmtuar:
Në kafe biseduam për emigracionin dhe për vajza. Kemi pirë kafe të pestë. Më pas kur po ktheheshim në shtëpi me dy makina, Egzoni tha se një makinë po ja bënte me drita. Kam parë një djalë që po vinte në drejtimin tone me armë, I thashë shokut “ më duket se ka armë” , por Zymbyli tha se s’ka mundësi. Ndërkohë personi tjetër zbriti nga makina , sapo doli nga ana e kofanos ka qëlluar me armë në drejtim të makinës së Egzonit. Në këtë moment u tremba pashë flakë nga arma dhe ula kokën. Ata erdhën edhe tek ne dhe më kanë goditur disa herë në trup dhe kokë
Policia: A mund të na thoni kush ishin personat?
Arlind Bitri : Nuk I njoh, por njëri prej tyre kishte mjekër të shkurtër, mbante në kokë një kapele me strehë . E fiksova se e pashë nga pasqyra e makinës kur po afrohej tek ne. Personi tjetër që qëllloi nga krahu I shoferit kishte një bluzë me mëngë të gjata dhe me kapuç, nuk e kam fiksuar më shumë se sa qëllloi me armë unë kam ulur kokën.
Policia : A mund të na thoni, çfarë thanë ata para se të qëllonin?
Arlind Bitri: Ata kanë sharë dhe ofenduar, nuk e di kujt I janë drejtuar . Por nga gjuha që flisnin kuptova që ishin nga veriu, por unë nuk kisha asnjë punë me ta, nuk njihja asnjërin. Asnjëri nga ne nuk I njihte.
Sikurse thotë prokuroria për gazetën Si deklaratë ka dhenë edhe I dëmtuari tjetër Egzon Murataj që ka shpjeguar se teksa po e qëllonin me armë, disa të panjohur, atij ja shpëtoi jetën vetëm shpejtësia. “ I dhashë gaz makinës dhe u largova “ ka shtuar I riu I cili është thirrur në gjykatë së bashku me shokët e tij për t’u përballur me të akuzuarin e parë.