• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Mandati i Yuri Kim dhe interesi i shtuar amerikan për sektorin e Energjisë në Shqipëri

17:17 : 08/02/2020
në EKONOMI, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE
Ministrja Balluku me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette

Ministrja Balluku me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette

Nga Boldnews.al

Mandati i Yuri Kim në Tiranë rikthen interesin amerikan në tregun energjitik, krahas prioriteteve tashmë të njohura të diplomacisë së Uashingtonit për Shqipërinë, Reformën në Drejtësi dhe fuqizimin e rolit të NATO-s.

Në seancën dëgjimore para Senatit Amerikan, para emërimit të saj në vendin tonë, zonja Kim identifikoi konsolidimin e raporteve ekonomike SHBA-Shqipëri si një prej “key-priority” të aktivitetit të saj në Tiranë.

Këtë element, ambasadorja amerikane e riktheksoi në një aktivitet të zhvilluar pak ditë më parë, me Departamentin e Energjisë.

Lexo edhe:

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

Diplomatja nga Uashingtoni deklaroi gjatë këtij aktiviteti se “Vitin e shkuar, përpara Senatit të SHBA, diskutova mbi prioritetet e mia nëse do të merrja konfirmimin si Ambasadore në Tiranë. Theksova rëndësinë që ka përkrahja dhe forcimi i lidhjeve ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si edhe punën që duhet bërë për të ndihmuar në sigurimin e mundësive të rritura ekonomike për bizneset amerikane dhe ato shqiptare”.
Sipas ambasadores Yuri Kim, “Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë lidhje të forta miqësie dhe angazhimi, ndaj unë besoj se ne mund t’i dyfishojmë përpjekjet tona për të përmirësuar dhe forcuar lidhjen tonë ekonomike”.

Deklaratat e Ambasadores janë paraprirë nga takime të rëndësishme, të zhvilluar mes zyrtarëve shqiptarë dhe amerikanë, sidomos në sektorin strategjik të energjitikës.

Ministrja përgjegjëse shqiptare për Energjitikën, Belinda Balluku, është ftuar në një seri takimesh nga zyrtarë të rëndësishëm në Uashington, lëvizje që dëshmojnë për një interes të shtuar amerikan për raportet me Shqipërinë në këtë drejtim.

Në Shtator 2019, ministrja Balluku ishte e ftuara e Asistent-Sekretarit Amerikan, Francis Fanon, në Nju Jork, ku u diskutua për sigurimin e kushteve për forcimin e raporteve dy-palëshe në sektorin e Energjisë.

Takimi me Fanon u pasua nga biseda teknike me zyrtarë të tjerë të Departamentit të Energjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat u finalizuan në mesjavën që sapo lamë pas, me prezantimin e nismës dypalëshe, në një aktivitet të organizuar nga ministrja Balluku dhe asistent-sekretari i Departamentit Amerikan të Energjisë, z. Steven Winberg.

Iniciativa e prezantuar në Tiranë, përbën një risi jo thjesht për Shqipërinë, por ndihmon edhe për faktorizimin e vendit tonë në tregun rajonal të Energjisë.

Seria e takimeve për lancimin e iniciativës SHBA-Shqipëri në sektorin energjitik u përmbyll me një takim ndërmjet Sekretarit Amerikan të Energjisë, z. Dan Brouillete dhe ministres shqiptare, Balluku, këtë fundjavë, në Uashington.

Shpejtësia dhe, sidomos shpeshtësia e takimeve gjatë këtyre muajve të fundit, mes drejtuesve qeveritarë të Energjitikës në Shqipëri dhe SHBA është një dëshmi e fortë se autoritetet e Uashingtonin po dëshmojnë një interes të shtuar për sektorin energjitik në vendin tonë, duke vendosur pikërisht këtë degë të ekonomisë në bazën e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Një interes, i cili, sipas deklaratave të zyrtarëve të Uashingtonit, pritet të përkthehet në rritjen e numrit të investitorëve amerikanë dhe shtim të raporteve dy-palëshe, sigurisht, në interes dhe avantazh të shtuar për ekonominë shqiptare.

Etiketa: belinda ballukuenergjia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpëtuan Ballukun nga prangat, habit Koçiu: Nuk jemi bërë pengesë për drejtësinë!

12:26 : 28/05/2026
AKTUALITET

Në “arrest shtëpie” për dosjen Balluku, paraqiten në GJKKO Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

12:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

“Pritet ashpërsim akuzash ndaj Ballukut”/ Lala: Çfarë mund të dalë nga kqyrja e celularëve

19:10 : 23/05/2026
AKTUALITET

Balluku kusht për integrimin, ja kur do të mbahet takimi ndërqeveritar në Bruksel

18:20 : 22/05/2026
AKTUALITET

Kërkon akses në dosjen Balluku, GJK kalon në seancë plenare kërkesën e Agron Shehajt

17:36 : 21/05/2026
AKTUALITET

Gazetarja Lala: Mund të ketë ashpërsim të akuzave penale për Belinda Ballukun

15:18 : 20/05/2026
Para

Këto janë shenjat që tregojnë se e keni tepruar me sheqerin

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom