Ideja e një detoksi ushqimor është majft e përhapur te dietologët. Por pavarësisht llojit të tij, një shkëputje drastike e ushqimeve vetëm për një periudhë kohe nuk është aq produktive sa një stil jetese i shëndetshëm. Përkundrazi, një detoks strikt mund të ketë edhe pasoja mjaft negative në shendet si lodhja e tepërt, marrje mendësh, ulje e sheqerit në gjak poshtë normave,etj.
Por ekziston një lloj detoksi i qëndrueshëm, i cili , sipas ekspertëve, ia vlen totalisht. Shkëputja nga sheqeri. Kjo bën që individi të dobësohet, të përmirësojë shëndetin dhe të ketë një lëkurë rrezatuese.
“Sheqeri të shëndosh, të shëmton dhe të plak,” shprehet dietologu Brooke Alpert. “Sheqeri është ai që na bën të jemi mbi-peshë. Është gjithashtu një shkak për sëmundjet e zemrës, ndikon negativisht në lëkurën tonë dhe na plak para kohe.”
Por ka dhe një lajm tjetër të keq: Sheqeri krijon varësi. “ Njerëzit janë realisht të varur nga sheqeri. Ai na bën të ndihemi mirë, të gëzuar. Më pas efekti i tij kalon dhe ne ndjejmë nevojën të konsumojmë sërish.” – thotë Alpert.
Sipas Robert Lustig, pedagog pediatrie dhe anëtarë i Institutit të Shëndetit në Universitetin e Kalifornisë, rreth 10 % e popullsisë amerikane është e varur nga sheqeri. Studimet tregojnë se kjo varësi është shumë e ngjashme me varësinë nga droga.
Prandaj një detoks nga sheqeri është ajo që na duhet të gjithëve. Lustig thotë se nuk ka asnjë njeri që nuk do të përfitonte nga ai. Edhe fëmijët gjithashtu. Kur fëmijët obezë eliminuan sheqerin nga dieta e tyre, shëndeti i tyre u përmirësua në çdo aspekt brenda 9 ditesh, pavarësisht se në peshë nuk kishte shumë ndryshime.
Alpert thotë se lënia e sheqerit nuk është diçka që mund të fillojë duke e pakësuar atë. “Nuk i kërkohet një të alkoolizuari të pijë vetëm 2 gota birrë.” -shprehet ai.
Metoda e Alpert përfshin mungesën e konsumimit të sheqerit në çdo lloj mënyre për 3 ditë të plotë. As burimet e shëndetshme të sheqerit , si molla, nuk duhen konsumuar. Pra 3 ditët e para duhet ngrënë vetëm proteinë, yndyrna të shëndethsme dhe perime. Kjo bën që pasi 3 ditët e para kanë mbaruar dhe individi përfshin në dietën e vet burime të shëndetshme të sheqerit, këto të fundit i shijojnë po aq të ëmbla sa ushqimet e proçesuara.
“Edhe bajamet dhe madje dhe qepët do të të duken si të ëmbla.Paleta juaj fillon të shijojë më shumë ushqimet natyrale se sa ato të konservuara.”
Në javën e parë futen sërish në dietë perime të pasura në sheqer si karrota apo bizelet e ëmbla. Në javën e dytë boronica, ndërsa të tretën edhe më shumë fruta. Java e katërt përfshin edhe bukën dhe orizin dhe madje dhe deri në 5 gota verë në javë.
Java e katërt më pas duhet të kthehet në një stil jete. Mund të ketë momente dobësie ku të konsumohet akullore apo tortë dhe kjo nuk do ta kthejë varësinë e dikurshme.
Alpert thotë se duhet që njerëzit të rifitojnë kontrollin mbi ushqimin dhe kjo nuk mund të arrihet pa alrguar varësinë.