• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Doni të ndryshoni dhomat e shtëpisë, nga 1 shtatori ja si të aplikoni online

08:40 : 26/08/2016
në EKONOMI

Prej 1 shtatorit, çdo aplikim për leje ndërtimi, leje zhvillimore apo deklaratë paraprake për kryerje punimesh në banesë do të mund të kryhet vetëm online.

Ministria e Zhvillimit Urban ka njoftuar dje se pas datës 31 gusht, nuk do të pranohen më aplikimet e bëra dorazi.

Një praktikë e tillë pritet të shmangë radhët e gjata, sorollatjet, por mbi të gjitha korrupsionin sepse çdo procedurë mund të kryhet nga shtëpia. “Jo më zvarritje dhe korrupsion për lejet e ndërtimit.
Pas 1 shtatorit, nuk do të ketë më aplikime dorazi. Qytetarët, bizneset apo profesionistët në fushën e ndërtimit, pas kësaj date do të mund të aplikojnë vetëm në formë elektronike, përmes portalit unik ‘e¬Albania’. Kjo platformë elektronike thjeshton procedurat e aplikimit për leje, rrit transparencën dhe lehtëson praktikat e komunikimit të qytetarit me administratën shtetërore”, ka bërë me dije Ministria e Zhvillimit Urban. Metoda e aplikimit përmes portalit “e¬Albania” ka nisur të zbatohet që prej muajit prill të këtij viti. Paralelisht me të mund të kryheshin edhe aplikimet dorazi. Pra, qytetarët mund të zgjidhnin një nga dy mënyrat, që ata e cilësonin më të volitshme. Por, duke nisur nga 1 shtatori, çdo kërkesë për leje ndërtimi apo leje zhvillimore duhet të kryhet vetëm nëpërmjet internetit. Pozitive në këtë mes është fakti që i gjithë dokumentacioni që kërkohet, ngarkohet automatikisht pa qenë e nevojshme trokitja në dyert e institucionit.

APLIKIMI
Në portalin “e¬Albania” zgjidhet opsioni “e¬shërbime”. Përpara do të shfaqet një tabelë, e cila duhet të plotësohet me të dhënat personale, si dhe dokumentacionin shoqërues. Pasi dosja plotësohet, kërkesa mbërrin në Bashki nga ku nis të shqyrtohet. Prej fillimit deri në fazën finale, qytetari do të informohet mbi ecurinë e aplikimit që ka kryer. Në sajë të këtij sistemi të ri që është ngritur dhe do të nisë të funksionojë, do të bëhet i mundur edhe shkurtimi i kohës për marrjen e lejes, nga 60 ditë që ka qenë në 45 ditë.

hapat

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

RREGULLORJA
Aprovim nga Bashkia nuk duhet vetëm për leje ndërtimore apo zhvillimore, por edhe në rastet kur kryhen punime të ndryshme. Për këto të fundit depozitohet një deklaratë paraprake po nëpërmjet sistemit online. Disa javë më parë, qeveria miratoi disa ndryshime në rregulloren bazë për zhvillimin e territorit. Rregullorja përcakton të gjitha ndërhyrjet që kërkojnë miratim dhe ato të cilat mund të bëhen pa qenë e nevojshme referimi pranë njësisë së qeverisjes vendore. Hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme, ndryshimi i mureve ndarës dhe i mjediseve për shërbime higjienike janë punime, që nuk mund të kryhen pa marrë më parë leje pranë njësisë së qeverisjes vendore. Brenda kësaj kornize kufizuese është edhe vendosja e paneleve diellore, si edhe vendosja e reklamave në fasadat e shtëpisë për qëllime biznesi. Nga ana tjetër, zëvendësimi apo riparimi i dritareve, dyerve, qepenave, ballkoneve, tarracave dhe mureve ekzistuese janë raste që nuk kanë nevojë për konfirmim. Po ashtu, rifreskimi i lyerjes, suvatimit, vendosja e hekurave mbrojtës në dritare dhe e tendave të diellit janë ndërhyrje që qytetarët kanë dorë të lirë për t’i kryer. Sakaq, sa u takon dokumenteve që duhet të dorëzohen, përveç dokumentit të pronësisë dhe formularit të deklaratës, duhet edhe projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025
BOTA

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025
BOTA

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025
Para

Edi Rama promovon “Kurbanin” dhe çel ekspozitë në Beograd

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com